Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

"El ELK no es un partido" - La undécima noche de protestas llena la plaza.

"El ELK no es un partido" - La undécima noche de protestas llena la plaza.

Edhe sonte, në natën e 11-të me radhë sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, u mbush me qytetarët që po protestojnë nën moton “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së.

Një prej organizatorëve, Çlirim Haziri, ka thënë se qytetarët ende janë në pritje të veprimeve nga autoritetet dhe jo vetëm që t’i dëgjojnë. Ai ka bërë thirrje që Kuvendi të miratojë ndryshimet ligjore në Ligjin për Gjykatën Speciale.

“Kemi ardhur këtu që zëri i këtij sheshi të shndërrohet në veprim institucional. Dhe këtu duam ta bëjmë dallimin. Populli ka 11 ditë që vjen këtu, e politikës nuk i mjaftuan këto 11 ditë. Atyre u duhet ende kohë. Ne i pyesim sa ju duhet? Sa ditë duhet të qëndrojë populli në rrugë që të kuptojnë se po kërkojmë veprim”, ka thënë ai.

I ka akuzuar politikanët se po e kthejnë protestën në garë politike.  

“Po shohim garë të partive, por ne u themi se UCK-ja s’është garë partiake.... Mos e trashni turpin sepse çdo ditë që kalon pa veprim përgjegjësia bëhet më e madhe. Prej deputetit të fundit e deri te kryeministrit, sot në institucionet e Kosovës jeni ju ata që mbani përgjegjësinë për një shtet për të cilin është derdhur gjak.... Mos garoni, e keni kuvendin votojeni ligjin”, ka thënë ai.

Protesta “Jo në emrin tim” po mbahet çdo mbrëmje në Prishtinë nga 16 shtatori, pas aktgjykimit në Hagë.

Gjatë ditës më herët u organizuan protesta edhe në Gjermani dhe në Finlandë.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, me 18 Kadri Veselin e me 13 Rexhep Selimin. Ata u dënuan nën akuzat për krime lufte.