---
description: Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se tetë persona janë arrestuar lidhur me shpërthimin e mbrëmshëm në kanalin e Ibër-Lepencit.Lajmi në përditësim
title: Tetë të arrestuar në veri
image: https://resources.koha.net/images/2024/November/30/e92b1831-f4ba-4ed7-9af9-71cb33cfd996.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Tetë të arrestuar në veri, kapet arsenal armësh e uniformash ushtarake

![varage](https://resources.koha.net/images/2024/November/30/e92b1831-f4ba-4ed7-9af9-71cb33cfd996.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Varagë - Zubin Potok

Foto: Driton Paçarada

- 30 nëntor 2024 17:48
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 30 nëntor 2024 17:48
- Shpërndaje në:

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se tetë persona janë arrestuar pas bastisjeve që ka kryer Policia e Kosovës të shtunën në veri.

Sipas Sveçlës, bastisjet janë kryer në 10 lokacione të ndryshme, ndërsa të arrestuarit dyshohen për lidhje dhe nxitje të sulmeve të fundit në veri (hedhja e granatave të dorës në Zveçan dhe shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit).

E drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ka thënë se tri sulmet e fundit në veri janë kualifikuar si “sulme terroriste” që kanë pasur synim ta cenojnë sigurinë e Kosovës. Ai ka thënë se të arrestuarit mund të kenë lidhje me kryeterroristin Milan Radoiçiq, porse ka shtuar se mbetet punë e hetuesisë për të konfirmuar rolin e secilit të arrestuar.

Drejtori i Policisë tregoi se gjatë bastisjeve të sotme kanë konfiskuar mbi 200 uniforma ushtarake, 6 zolla, 3 granata dore, 2 armë AK47, 1 revole, municion të kalibrave të ndryshëm, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, para dhe pajisje të tjera.

Ndërsa në një bastisje të ndarë në Zveçan, Policia ka konfiskuar sasi të konsiderueshme armatimi, 2 AK47, 3 revole, 1 armë gjuetie, 2 armë rekreative, 6 karikator të AK47, municion e uniforma ushtarake.

[Edhe ![Konferencë e jashtëzakonshme e Policisë për sulmin në Ibër-Lepenc](https://resources.koha.net/images/2024/November/30/03ca1953-e7d4-42d4-98e3-bbd75e3a91bd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 nën 2024 Konferencë e jashtëzakonshme e Policisë për sulmin në Ibër-Lepenc](https://www.koha.net/arberi/konference-e-jashtezakonshme-e-policise-per-sulmin-ne-iber-lepenc)

Hoxha ka dhënë detaje edhe për shpërthimin në Ibër-Lepenc.

“15 deri në 20 kilogramë eksplozivë ka qenë i vendosur në çantë të zezë dhe është aktivizuar me detonator mekanik përmes fitilit ndezës me djegie të ngadalshme”, ka thënë ai.

****

[#arrestim](https://www.koha.net/tag/arrestim)

Artikuj të ngjashëm

- [![Sveçla: Beogradi zyrtar është përgjegjës për shpërthimin në Ibër-Lepenc](https://resources.koha.net/images/2024/November/30/04d7c7cc-3641-4d26-a39f-3cb4fb229b09.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 nën 2024 Sveçla: Beogradi zyrtar është përgjegjës për shpërthimin në Ibër-Lepenc](https://www.koha.net/arberi/svecla-beogradi-zyrtar-eshte-pergjegjes-per-shperthimin-ne-iber-lepenc)
- [![Sekuestrohen armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri](https://resources.koha.net/images/2026/September/27/bd5a0883-0302-45df-a9a0-c7b36b03e5bb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 27 sht 2026 Sekuestrohen armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri](https://www.koha.net/kronike/sekuestrohen-arme-municion-e-uniforma-ushtarake-ne-dy-lokacione-ne-veri)
- [![Arsenal i armëve pranë varrezave masive në veri](https://resources.koha.net/images/2026/August/20/492627c6-75f6-4af6-97e2-733d8afc41f2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 gus 2026 Arsenal i armëve pranë varrezave masive në veri](https://www.koha.net/arberi/arsenal-i-armeve-prane-varrezave-masive-ne-veri)
- [![Arsenali i armëve u kap përreth zonave të varrezave masive në Zubin-Potok](https://resources.koha.net/images/2026/August/20/b834ed5a-a629-4fe0-821e-b715f995f790.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 20 gus 2026 Arsenali i armëve u kap përreth zonave të varrezave masive në Zubin-Potok](https://www.koha.net/arberi/arsenali-i-armeve-u-kap-perreth-zonave-te-varrezave-masive-ne-zubin-potok)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Futboll.]() [Konfirmohet mungesa e Hajdarit, lirohet edhe Avdullahu](https://www.koha.net/futboll/hajdari-sluan-ne-dy-ndeshjet-e-radhes-avdullahu-largohet-perkohesisht)

[Kronikë.]() [Intervistohet i dyshuari për një dhunim që ndodhi në shkurt, lirohet në procedurë të rregullt](https://www.koha.net/kronike/intervistohet-i-dyshuari-per-nje-dhunim-qe-ndodhi-ne-shkurt-lirohet-ne-procedure-te-rregullt)

[Kulturë.]() [“Rilindja – Zëra në kujtesë” bashkon bibliotekistët për strategjitë e së ardhmes](https://www.koha.net/kulture/rilindja-zera-ne-kujtese-bashkon-bibliotekistet-per-strategjite-e-se-ardhmes)

[Futboll.]() [Pio dhe Sebastiano Esposito shkruajnë histori me Italinë](https://www.koha.net/futboll/pio-dhe-sebastiano-esposito-shkruajne-histori-me-italine)

[Botë.]() [Forcat amerikane po largohen përfundimisht nga Iraku, duke i hapur rrugë Iranit](https://www.koha.net/bote/forcat-amerikane-po-largohen-perfundimisht-nga-iraku-duke-i-hapur-rruge-iranit)

[Arbëri.]() [Dëshmitarja për Ibër-Lepencin: Nga shpërthimi na u shkund shtëpia, mendoja se ishte tërmet](https://www.koha.net/arberi/dalin-para-gjykates-te-akuzuarit-per-sulmin-ne-iber-lepenc)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Tetë të arrestuar në veri","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/tete-te-arrestuar-ne-veri","datePublished":"2024-11-30T17:48:41+01:00","dateModified":"2026-07-11T02:20:06+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":257,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se tetë persona janë arrestuar lidhur me shpërthimin e mbrëmshëm në kanalin e Ibër-Lepencit.Lajmi në përditësim","url":"https://www.koha.net/arberi/tete-te-arrestuar-ne-veri","keywords":"arrestim","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/November/30/e92b1831-f4ba-4ed7-9af9-71cb33cfd996.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
