Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka thënë se kryeministri në detyrë dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka objektiv që të ketë zgjedhje të reja të parakohshme më 27 dhjetor të këtij viti.
Tahiri në një postim në Facebook ka thënë se Kurti po synon ta konstituojë Kuvendin mes 13 dhe 28 shtatorit.
“Albin Kurtit nuk i interesojnë afatet kushtetuese. I intereson skenari i tij. Objektivi është i qartë: zgjedhjet e reja më 27 dhjetor 2026. Kuvendin do ta konstituojë, por jo tani. Synimi i tij është që konstituimi të bëhet afërsisht mes 13 dhe 28 shtatorit, në mënyrë që, sipas skenarit politik e procedural, Albin Kurti dhe Ushtruesja e Detyrave të tij si Presidente të mund ta caktojnë 27 dhjetorin si datë të zgjedhjeve të reja. Konstituimi i tashëm i Kuvendit ia prish skenarin. I aktivizon afatet kushtetuese dhe ia ngushton hapësirën për manovrim. Prandaj, i duhet edhe rreth një muaj shtyrje. Dhe këtë shtyrje do ta mbulojë me oferta të papranueshme për partitë parlamentare, me letra zyrtare, mesazhe telefonike dhe “gatishmëri për dialog”, kinse është i angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje politike për krijimin e institucioneve të reja”, ka shkruar Tahiri.
Tahiri ka thënë se synimi i Kurtit është mosmarrëveshja për ta jetësuar skenarin e tij.
“...Synimi nuk është marrëveshja. Synimi është mosmarrëveshja që ta jetësojë skenarin e tij. As Albin Kurti dhe as Gjykata Speciale, nuk do të mund t’i jetësojnë skenarët e tyre!” – ka shkruar Tahiri.
Legjislatura e njëmbëdhjetë nuk është konstituuar as në vazhdimin e dytë të seancës, që u mbajt të shtunën 12 orë pas skadimit të afatit për përmbyllje të saj, të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.
La sesión degeneró en un enfrentamiento físico después de que el diputado de la Alianza, Time Kadrijaj, arrojara huevos al líder de Vetëvendosje, Albin Kurti, un acto que provocó el aplazamiento de la sesión entre los legisladores.
-
Se dan señales para un acuerdo LVV-LDK
-
Gjini: Kosovo se arriesga a un bloqueo total, se está ignorando la Constitución.
-
Además de 107 asesinatos, 20 serbios también están acusados de saqueo y expulsión.
-
El Departamento de Estado sobre la declaración de Vučić acerca del río Ibar: La normalización de las relaciones entre Kosovo y Serbia es necesaria.
-
PDK: Mañana a las 11:00 estaremos en la Asamblea, Dehari debería pedir la continuación de la sesión.