Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Suecia: El silencio de Serbia y la Lista Serbia sobre las fosas comunes: apoyo a los crímenes.

Jelal Svecla

Foto de : Driton Pacharada

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se heshtja e Serbisë dhe e Listës Serbe për zhvillimet e fundit në veri, varrezat masive dhe armët e konfiskuara, tregon mbështetje për planifikuesit, organizatorët dhe realizuesit e akteve të rënda.

“Është shqetësuese heshtja e shtetit të Serbisë dhe dorës së saj të zgjatur në Kosovë, Listës Serbe, për këto zhvillime, pra për varrezën masive dhe armët e konfiskuara. Heshtja e tyre në fakt është mbështetje e hapur për planifikuesit, organizatorët dhe realizuesit e tyre”, ka deklaruar Sveçla në konferencën për shtyp ku u shpalos armatimi i kapur së fundmi në veri.

Sveçla në konferencë u pyet edhe për rastin e fundit kur dy policë u suspenduan nën dyshimin për keqtrajtim të një qytetari serb. Ai ka folur edhe për akuzat nga Serbia, me pretendimin se autoritetet e Kosovës po i keqtrajtojnë serbët.

Sveçla ka thënë se Serbia po përpiqet të tërheqë vëmendjen nga gjetjet e varrezave masive.

“Patjetër në momentin që jemi njoftuar për ankesën, Inspektorati Policor është angazhuar në hetimin e këtij rasti. E dini se Inspektorati ka rekomanduar dhe eprorët e Policisë kanë realizuar suspendimin e dy zyrtarëve. Kur të kemi përfunduar hetimet, publiku do të informohet për të gjeturat e masat që ndërmerren. Por dua të përmendi po ashtu sjelljen absolutisht të papranueshme të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që një pretendim tenton ta shfrytëzojë për minimizimin e veprimeve të shtetit të Serbisë në luftën e fundit në Kosovë, duke tentuar ta tërheqë vëmendjen nga të gjeturat që janë të tmerrshme”, ka thënë Sveçla.

además Arsenal de armas incautado en los alrededores de fosas comunes en Zubin-Potok. Arberi Arsenal de armas incautado en los alrededores de fosas comunes en Zubin-Potok.

Sveçla ka thënë se Serbia në vend se të hapë arkivat për krime lufte, po përdor retorikë për të devijuar thelbin e çështjes.

“Kemi gjetur tri varreza masive, kemi zbuluar mbi 72 armë të gjata, e Vuçiqi në vend se të premtojë bashkëpunim e t’i hapë arkivat e Serbisë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, ai mundohet që përmes retorikës së tij ta devijojë thelbin e çështjes. Ne punën tonë do ta kryejmë, qoftë në dy rastet që i përmendëm, e po ashtu edhe hetimin e këtij pretendimi...Vuçiqi duhet të veprojë që plagët e shumë familjeve të personave të zhdukur me dhunë të fillojnë të shërohen. Gjitha këto të dhëna të cilat Kosovës i duhen për t’i zbuluar krimet e luftës, Vuçiqi dhe Serbia i kanë. Duhet t’i bëjnë publike e të na i dorëzojnë e po ashtu t’i dorëzojnë kriminelët që kanë bërë krime qoftë gjatë luftës e qoftë edhe në periudhën e pasluftës”, ka deklaruar tutje ai.

Leer otras actualizaciones
Armamento del Norte

Arsenal de armas incautado en los alrededores de fosas comunes en Zubin-Potok.

Arsenali i armëve që u shpalos nga Policia e Kosovës, është gjetur në zonat përreth varrezave...