---
description: Në një bashkëbisedim të thellë në podcastin PIKË me historianin austriak Florian Bieber, publicisti Veton Surroi ka diskutuar për perspektivat e ardhshme të mar
title: "Surroi: Faza përfundimtare e normalizimit Kosovë – Serbi, jetesa në paqe e të dy popujve"
image: https://resources.koha.net/images/2025/April/06/2e340fae-459c-4a71-b9bd-03dbc199d581.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Surroi: Faza përfundimtare e normalizimit Kosovë – Serbi, jetesa në paqe e të dy popujve

![Veton Surroi](https://resources.koha.net/images/2025/April/06/2e340fae-459c-4a71-b9bd-03dbc199d581.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 6 prill 2025 21:02
- Shpërndaje në:

- 6 prill 2025 21:02
- Shpërndaje në:

Në një bashkëbisedim të thellë në podcastin PIKË me historianin austriak Florian Bieber, publicisti Veton Surroi ka diskutuar për perspektivat e ardhshme të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se normalizimi i këtyre marrëdhënieve është një proces që kërkon angazhim të vazhdueshëm, jo vetëm nga ky brez, por edhe nga brezat e ardhshëm.

Surroi theksoi se faza përfundimtare duhet të jetë një periudhë paqeje dhe bashkëjetese mes dy vendeve, ku shoqëritë të ndihmojnë njëra-tjetrën në krijimin e një kulture paqeje. Ai shtoi se, megjithëse njohja e Kosovës nga Serbia mund të ndodhë menjëherë, urrejtja mes popujve mund të vazhdojë për shumë vite, dhe ky do të jetë një sfidë e madhe.

“Ka disa faza. Faza përfundimtare në të cilën duhet të aspirojmë është një fazë në të cilën Kosova dhe Serbia jetojnë në paqe. Edhe në një kulturë paqeje. Nëse ne i normalizojmë marrëdhëniet sot, Serbia e njeh Kosovën sot, do të ketë ende urrejtje në shoqëritë tona për shumë vite përpara dhe kështu ne duhet ta mendojmë atë si një fazë, faza përfundimtare e normalizimit tonë duhet të jenë vendet dhe popujt tanë që jetojnë në paqe. Si pjesë e një rajoni shumë paqësor si pjesë e një Evrope paqësore”, ka thënë ai.

Në përgjigje të pyetjes për pritshmëritë e tij lidhur me Serbinë dhe ndikimin e nacionalizmit serb, Surroi theksoi se për të arritur një normalizim të vërtetë, duhet të bëhet një normalizim i brendshëm i të dyja shteteve.

“Nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, nëse nuk ka normalizim të Serbisë në fillim, dhe normalizim të Kosovës, natyrisht përbrenda. Jemi në fazën në të cilën mund t'i shohim gjërat duke lëvizur, duke evoluar pozitivisht në Serbi sepse sapo të filloni të kujdeseni për Serbinë dhe të mos kujdeseni për mënyrën se si po udhëhiqet Podgorica ose Banjalluka apo niveli i përfshirjes apo drejtimi që kanë serbët e Kosovës apo asociacioni i komunave, gjëra të tilla, atëherë ju në fakt po përpiqeni të rregulloni shtëpinë tuaj. Dhe një shtëpi që është në rregull atëherë mund të komunikojë me shtëpi të tjera”, u shpreh Surroi.

Bieber, duke e përmbyllur bisedën, e cilësoi këtë perspektivë si një vizion optimist për të ardhmen, me Surroin që shprehu shpresën për një mundësi të vërtetë paqeje.

[Lexo përditësimet tjera![Florian Bieber - Veton Surroi](https://resources.koha.net/images/2025/April/06/e43ad8ad-96c0-46b7-9390-8f0e515232ea.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>PIKË me Veton Surroin: Rënia e demokracisë në shekullin XXI</h4>Në episodin e pestë të podcastit PIKË, publicisti Veton Surroi dhe mysafiri i këtij episodi, historiani...](https://www.koha.net/arberi/pike-me-veton-surroin-renia-e-demokracise-ne-shekullin-21)

[#Podcasti "Pikë" me Veton Surroin](https://www.koha.net/tag/podcasti-pike-me-veton-surroin) [#veton surroi](https://www.koha.net/tag/veton-surroi) [#pike](https://www.koha.net/tag/pike) [#Florian Bieber](https://www.koha.net/tag/florian-bieber) [#kosove](https://www.koha.net/tag/kosove) [#serbi](https://www.koha.net/tag/serbi)

Artikuj të ngjashëm

- [![Joseph: Përderisa Serbia përkëdhelet, s’do të ketë stabilitet të vërtetë në rajon](https://resources.koha.net/images/2026/October/25/795a607d-a1e9-4f1e-abda-be35d0b96eef.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 25 tet 2026 Joseph: Përderisa Serbia përkëdhelet, s’do të ketë stabilitet të vërtetë në rajon](https://www.koha.net/arberi/joseph-perderisa-serbia-perkedhelet-sdo-te-kete-stabilitet-te-vertete-ne-rajon)
- [![Surroi: Sfida kryesore është që kufiri Kosovë–Serbi të mos bëhet vijë ndarëse mes Perëndimit dhe botës euro-aziatike](https://resources.koha.net/images/2026/March/22/e39ce4b0-1647-45df-b825-8b5bd9492922.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 22 mar 2026 Surroi: Sfida kryesore është që kufiri Kosovë–Serbi të mos bëhet vijë ndarëse mes Perëndimit dhe botës euro-aziatike](https://www.koha.net/arberi/surroi-sfida-kryesore-eshte-qe-kufiri-kosove-serbi-te-mos-behet-vije-ndarese-mes-perendimit-dhe-botes-euro-aziatike)
- [![Surroi: Kosova duhet të jetë proaktive në siguri dhe integrim evropian](https://resources.koha.net/images/2026/March/01/438315c2-1230-476b-a618-271745720cb6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 1 mar 2026 Surroi: Kosova duhet të jetë proaktive në siguri dhe integrim evropian](https://www.koha.net/arberi/surroi-kosova-duhet-te-jete-proaktive-ne-siguri-dhe-integrim-evropian)
- [Opinion 15 jan 2026 Limitet e ndërmjetësimit të BE-së dhe udhëkryqi në të cilin gjendet dialogu Kosovë-Serbi](https://www.koha.net/opinion/limitet-e-ndermjetesimit-te-be-se-dhe-udhekryqi-ne-te-cilin-gjendet-dialogu-kosove-serbi)
- [![Surroi: Duhet të dalim nga rrëfimi i luftës dhe t’i ndryshojmë prioritetet si shoqëri](https://resources.koha.net/images/2025/October/26/a5d2e744-19c0-4262-bb9b-35584e29160c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 26 tet 2025 Surroi: Duhet të dalim nga rrëfimi i luftës dhe t’i ndryshojmë prioritetet si shoqëri](https://www.koha.net/arberi/surroi-duhet-te-dalim-nga-rrefimi-i-luftes-dhe-ti-ndryshojme-prioritetet-si-shoqeri)

[Botë.]() [Zgjedhjet në Izrael: Çka ndodh pasi përfundon votimi?](https://www.koha.net/bote/zgjedhjet-ne-izrael-cka-ndodh-pasi-perfundon-votimi)

[Sporte të tjera.]() [Kosova me tre sportistë në Lojërat Olimpike për të Rinj](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/kosova-me-tre-sportiste-ne-lojerat-olimpike-per-te-rinj)

[Arbëri.]() [Supremja e hedh poshtë ankesën e Isufajt për shkarkim](https://www.koha.net/arberi/supremja-e-hedh-poshte-ankesen-e-isufajt-per-shkarkim)

[Arbëri.]() [Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, djali i saj 12-vjeçar merret në kujdes nga shteti](https://www.koha.net/arberi/pas-vrasjes-se-arlinda-zekajt-djali-i-saj-12-vjecar-merret-ne-kujdes-ne-shteti)

[Arbëri.]() [Kurti për shqiptarët në Luginë: Bashkimi s’duhet të përfundojë](https://www.koha.net/arberi/kurti-per-shqiptaret-ne-lugine-bashkimi-sduhet-te-perfundoje)

[Arbëri.]() [Peci: Prokuroria pushoi hetimet ndaj meje, zyrtarët e LDK-së do të përballen me kallëzim penal](https://www.koha.net/arberi/peci-prokuroria-pushoi-hetimet-ndaj-meje-zyrtaret-e-ldk-se-do-te-perballen-me-kallezim-penal)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Surroi: Faza përfundimtare e normalizimit Kosovë – Serbi, jetesa në paqe e të dy popujve","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/surroi-faza-perfundimtare-e-normalizimit-kosove-serbi-jetesa-ne-paqe-e-te-dy-popujve","datePublished":"2025-04-06T21:02:55+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:15:06+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":457,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Në një bashkëbisedim të thellë në podcastin PIKË me historianin austriak Florian Bieber, publicisti Veton Surroi ka diskutuar për perspektivat e ardhshme të mar","url":"https://www.koha.net/arberi/surroi-faza-perfundimtare-e-normalizimit-kosove-serbi-jetesa-ne-paqe-e-te-dy-popujve","keywords":"Podcasti \"Pikë\" me Veton Surroin, veton surroi, pike, Florian Bieber, kosove, serbi","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/April/06/2e340fae-459c-4a71-b9bd-03dbc199d581.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
