Liridona Sijarina nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist e ka cilësuar tragjedi të dytë diskutimin publik që ndodh në Kosovë pas rasteve të dhunës apo të vrasjeve të grave.
Këtë javë dy gra u vranë – një 25-vjeçare shtatzënë në Malishevë dhe një 80-vjeçare në Prizren. Në të dyja rastet të dyshuar janë bashkëshortët.
Në “Interaktiv” të KTV-së, Sijarina të premten ka thënë se këto raste dhe të tjerat janë manifestim i patriarkatit si sistem në Kosovë, “që vazhdon t’i dhunojë dhe t’i mbajë të shtrënguara gratë si në familje, shoqëri e shtet”.
Ajo ka thënë se pos dhunës dhe vrasjeve, viktimat po përballen me goditjen e dytë – atë të stigmatizimit publik. Për këtë ka thënë se nuk e kupton se si nuk alarmohet Prokuroria e shtetit.
“Kurdo që flitet për vrasje apo dhunë në bazë gjinore ose u mëveshët problemeve mendore të burrave ose gjenden shkaktarë të tjerë që stigmatizojnë palën e dëmtuar. Ka qenë dhe mbetet shumë shqetësuese se si trajtohen rastet edhe kur dalin në publik.
Tragjedi kur një grua dhunohet ose vritet, por është tragjedi e dytë që ndodh me diskutimin publik. Edhe këtë javë kemi parë persekutim të përgjithshëm që u bëhet viktimave dhe familjeve të tyre nga opinioni publik që gjen shkaktarë të paqenë kur vritet një grua. Kjo çon në një vuajtje të dytë, edhe postmortum për familjet e viktimave se s’po i lëmë as të merren me dhimbjen e tyre. Me i pa rrjetet sociale se çka shkruhet për viktimën, familjen apo njerëz të tjerë... Me e pa dhunën që prodhojnë burrat në rrjete sociale duhet me u alarmu prokuroria. E pakapshme se si nuk alarmohen institucionet që t’i thërrasin qysh ndodh në raste të tjera, njerëzit që thirrin për dhunim apo vrasje të grave të tjera”, ka thënë ajo.
Kolektivi Feminist sot ka protestuar në Prishtinë me kërkesën që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare. Sijarina ka thënë se shteti ka mekanizmat për të parandaluar vrasjet. Ajo ka thënë se duhet të ketë funksionim të mirëfilltë të zinxhirit institucional që parandalon femicidin, duke përfshirë qendrat për punë sociale, kodifikimin e femicidit si vepër e veçantë penale dhe edukimin gjithëpërfshirës në sistemin arsimor.
Sipas Sijarinës, deri tash çështja e femicidit është parë vetëm si çështje periferike. Ajo ka thënë se Vetëvendosje në pushtet viteve të fundit ka ndjekur politika të cilat i ka quajtur populiste dhe është tërhequr “kur politikat përparimtare paraqesin problem për pushtetin e tyre”.
Sijarina ka thënë se Kolektivi Feminist nuk do të zmbrapset në kërkesat e veta.
Kërkesat kryesore të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist:
1. Considerar la seguridad de las mujeres como una cuestión de urgencia nacional y como un aspecto clave de la seguridad pública;
Responsabilidad institucional y correcto funcionamiento de la cadena institucional que previene el feminicidio, incluidos los centros de trabajo social;
2. Financiar adecuadamente las políticas de bienestar social que mitiguen las desigualdades económicas de género que mantienen a las mujeres atrapadas en la violencia;
3. Codificación del feminicidio como delito penal independiente;
4. Educación inclusiva en el sistema educativo que combata la masculinidad tóxica y reformule las relaciones de género sobre la base de los principios de igualdad y justicia.