Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

SHSKUK aumenta el valor de una licitación en 255 mil euros después de que los operadores no mostraran interés.

Clínica de Oncología

Clínica Oncológica | Foto: KOHA

Tashmë e dy javë, Bevacizumabi (Avastin) është shtuar në listën e barnave që mungojnë në Klinikën e Onkologjisë.

Çmimi i kësaj terapie, për pacientët kur detyrohen ta sigurojnë vetë, arrin deri në një mijë euro.

Bevacizumabi është ilaç biologjik që pengon formimin e enëve të reja të gjakut në tumore, duke kufizuar furnizimin e tyre me gjak dhe ushqyes.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës kanë pranuar mungesën e terapive për të cilat KOHA ka raportuar së fundmi, përfshirë edhe Dabrafenibin, që për pacientët mund të kushtojë deri në 1 mijë e 600 euro, si dhe Bleomicinën.

Edhe për Bevacizumabin, sikurse për terapitë e tjera që kanë munguar, SHSKUK-ja përgjegjësinë e ka bartur te procedurat e prokurimit dhe ofertat e operatorëve ekonomikë.

“Mungesa e këtyre produkteve është rezultat i faktit se gjatë inicimit paraprak të procedurës së prokurimit nuk është pranuar ofertë nga operatorët ekonomikë po ashtu dhe tejkalim. Për këtë arsye, për të siguruar furnizimin me këto produkte dhe për të shmangur ndërprerjen e trajtimit të pacientëve, është riiniciuar procedura e re e prokurimit, e cila aktualisht është në proces”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e SHSKUK-së.

Tenderi për Bevacizumabin, i hapur në maj të këtij viti, parashihte furnizimin me 3 mijë e 523 copa.
Procedura është anuluar para disa ditësh, pasi në të ka marrë pjesë vetëm një operator ekonomik, ndërsa oferta e tij ka tejkaluar vlerën e parashikuar prej 341 mijë eurosh.

Por, në procedurën e re, të hapur ditë më parë për të njëjtën sasi prej 3 mijë e 523 copash, SHSKUK-ja ka rritur buxhetin për këtë terapi nga 341 mijë në 596 mijë euro, pra rreth 255 mijë euro më shumë se në procedurën paraprake.

SHSKUK-ja ka konfirmuar për KOHËN se aktualisht ofertat janë në proces të rishikimit.

Por rritja e vlerës së parashikuar për të njëjtin produkt dhe të njëjtën sasi sipas njohësit të prokurimit Qëndrim Arifi, ngre pikëpyetje se çfarë ka ndryshuar mes dy procedurave.

“Rritja nga 341 mijë në 596 mijë euro, pra rreth 75 për qind, është e konsiderueshme dhe kërkon një arsyetim të qartë dhe të dokumentuar. Duhet të dihet nëse kjo rritje është rezultat i ndryshimit të çmimeve të tregut, sasive të nevojshme, karakteristikave të terapisë apo faktorëve të tjerë objektivë. Në këtë rast, për mua është po aq e rëndësishme edhe një çështje tjetër: pse në procedurën e parë ka ofertuar vetëm një operator ekonomik? Nëse tregu ka më shumë operatorë potencialë, autoriteti duhet të analizojë nëse specifikimet dhe kushtet e tenderit kanë krijuar konkurrencë reale”, ka thënë Arifi.

Ky tender është ndarë në 11 lote, me vlerë të përgjithshme rreth 1 milion e 200 mijë euro. Loti i pestë përfshin edhe furnizimin me Bleomicinë, terapi kjo që mungon tash e disa kohë.