Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Shiroka-Pula: La independencia del Tribunal Constitucional, una garantía para la democracia.

Justina Shiroka Pollo

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka thënë se pavarësia e Gjykatës Kushtetuese është garanci për sigurinë. Këto komente ajo i ka bërë gjatë një fjalimi në 17-vjetorin e themelimit të kësaj gjykate.

Ajo ka theksuar se Kushtetuta garanton që askush të mos jetë mbi ligjin dhe që pushteti të ushtrohet me përgjegjësi, duke mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Sipas saj, pavarësia e Gjykatës Kushtetuese nuk është vetëm parim juridik, por garanci themelore për demokracinë, sundimin e ligjit dhe besimin e qytetarëve në institucione. Ajo theksoi se ky mision bëhet edhe më i rëndësishëm në kohë krizash politike, kur vihet në sprovë respektimi i parimeve kushtetuese.

Ndërkaq, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, tha se institucioni ka vendosur standarde të qëndrueshme në mbrojtje të identitetit kushtetues, duke garantuar respektimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe parimeve të modelit liberal.

Kjo Konference synon të theksojë rëndësinë e drejtësisë kushtetuese në garantimin e epërsisë së Kushtetutës, mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe ruajtjen e ekuilibrit ndërmjet institucioneve shtetërore./RTK