Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Selimi: Serbia quiere eludir su responsabilidad en Banjska.

Selimi albanés

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, ka kritikuar fjalimin e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke thënë se Serbia po tenton t’i shmanget përgjegjësisë për sulmin në Banjskë.

Gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës, Mehmeti Selimi theksoi se Gjuriq foli për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, por nuk përmendi Milan Radoiçiqin dhe përgjegjësinë për sulmin ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, foli për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, por nuk foli për Milan Radoiçiqin, organizatorin e sulmit terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Nuk tregoi pse Radoiçiqi vazhdon të jetë i lirë në Serbi, pse nuk i dorëzohet drejtësisë në Kosovë…”, u shpreh deputetja e LVV-së gjatë seancës.

Ajo po ashtu kritikoi Gjuriqin për qëndrimet e tij gjatë kësaj seance, duke thënë se ai u kujdes të fliste edhe për familjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Mehmeti Selimi rikujtoi se Vuçiq kishte mbajtur postin e ministrit të Informacionit gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Leer otras actualizaciones
Diez leyes en una sola sesión

La Asamblea celebra hoy una sesión plenaria

Hoy, los diputados de la Asamblea de Kosovo se reunirán en sesión parlamentaria ordinaria...