Një veturë e llojit BMW X6 e kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet gjermane është sekuestruar në Pejë, ndërsa pas ndërmarrjes së veprimeve procedurale, automjeti i është kthyer pronarit të tij, shtetasit gjerman R.D.
Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar të hënën se operacioni është realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, përkatësisht Ekipin për Hetimin e Autokrimeve.
Sipas Prokurorisë, autoritetet kosovare kanë pranuar informacione nga autoritetet kompetente gjermane, përmes zyrës së ILECU-së, se automjeti ishte në kërkim ndërkombëtar.
Kërkimi lidhej me një procedurë penale të iniciuar në Gjermani ndaj shtetasit kosovar Sh.Q., nën dyshimin për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.
Automjeti ishte lokalizuar më 7 gusht, kur edhe ishte realizuar sekuestrimi i tij. Pas kësaj, Prokurori i Shtetit kishte lëshuar urdhër për ndalimin e përkohshëm të automjetit.
Pas përfundimit të veprimeve të nevojshme procedurale, më 14 gusht, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar kthimin e veturës te pronari i tij, shtetasi gjerman R.D.
-
45 kg de oro incautados en Peja
-
Shala: Sólo el Ministerio Público puede autorizar la revisión de los teléfonos incautados
-
Seis locales en Zubin-Potok fueron allanados y se incautaron diversos tipos de armas.
-
El PDK solicita la continuación de la sesión constitutiva el 18 de agosto.
-
Hoti: LDK está dispuesto a contribuir a la elección de un presidente aceptable para todos los partidos.