Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Robertson: Los enemigos quieren reintegrar Kosovo a la antigua Yugoslavia.

señor george robertson

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson, në një intervistë në “Interaktiv” në KTV ka thënë se armiku i Kosovës nuk është vetëm në Serbi, porse ka armiqë të tjerë nëpër botë që duan ta kufizojnë dhe “ta rikthejnë atë në pozicionin si pjesë e Jugosllavisë së vjetër”. 

“Një nga problemet për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, është fakti se kjo konkurrencë e fuqive të mëdha që duket se karakterizon botën në të cilën jetojmë tani, po e përdor Ballkanin Perëndimor si një shesh lojërash aventureske, duke ndërhyrë dhe duke marrë pjesë në politikën e rajonit...Armiku i Kosovës nuk është vetëm në Serbi. Ajo ka edhe armiq të tjerë në botë që duan ta kufizojnë atë dhe ta rikthejnë atë në pozicionin e saj historik si pjesë e Jugosllavisë së vjetër. Dhe njerëzit në Kosovë duhet ta kuptojnë këtë”, tha Robertson.  

Robertson tha se populli i Kosovës duhet të qëndrojë i bashkuar dhe shtoi se të gjitha partitë politike në Mbretëri të Bashkuar janë të shqetësuara për paralizën politike që po ndodh në Kosovë. 

“Ata kanë nevojë për miq në botë. Ata më kanë një mik mua, kanë një mik Mbretërinë e Bashkuar dhe në shumë nga vendet që morën pjesë në konfliktin e vitit 1999. Por ka kundërshtarë dhe ka armiq që do të shfrytëzojnë çdo përçarje brenda Kosovës, të cilët do të shfrytëzojnë dhe zmadhojnë çdo ndryshim mendimi që ekziston.  Dhe kjo është arsyeja pse unë besoj fuqimisht se populli i Kosovës duhet të qëndrojë i bashkuar. Dhe unë, si shumë njerëz, jemi vërtet të shqetësuar, shqetësohemi për paralizën e politikës në Kosovë sot. Duhet të ketë zgjedhjen e një presidenti, sepse kjo është e vetmja mënyrë që populli i Kosovës të përfaqësohet siç duhet në botën e jashtme. Prandaj, miqtë e Kosovës, dhe ka shumë prej tyre, në të gjitha partitë politike në Mbretërinë e Bashkuar, janë thellësisht të shqetësuar për paralizën që duket se po zhvillohet në politikën e Kosovës”, deklaroi ai.