Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Kurti y Abdixhiku se reencuentran.

Albin Kurti - Lumir Abdixhiku

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë takuar edhe të shtunën në mbrëmje në ambientet e Kuvendit, ka mësuar KOHA.

Të dy janë takuar tashmë disa herë në negociatat për formimin e institucioneve, ndërsa së fundmi takimet po mbahen vetëm në kuadër të gjetjes së një emri për president. Herën e fundit, Kurti e Abdixhiku u takuan në mesjavë. Aty u tha se është diskutuar për emra konkretë, por u paralajmërua për takime të tjera.