Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Caso Gllogjani: La fiscalía nombra a 86 personas procesadas y examina más de 40 grabaciones.

guillotina

Ka nisur rihapja e gjykimit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Në fillim të seancës është bërë administrimi i disa provave materiale. Më pas, prokurorja Sahide Gashi tha se Prokuroria e Shtetit respekton çdo vendim të gjykatës për rihapjen e këtij shqyrtimi gjyqësor.

Gashi tha se Prokuroria e Shtetit e respekton vendimin e gjykatës për rihapjen e shqyrtimit dhe mirëpret administrimin e çdo prove që gjykata vlerëson se i shërben të vërtetës.

Megjithatë, ajo tha se, duke marrë shkas nga arsyetimi i dhënë për rihapjen e shqyrtimit, e ndjen si obligim ligjor dhe profesional që të sqarojë qëndrimin e Prokurorisë përballë pretendimeve se ajo ka dështuar të propozojë një provë dhe se ka ngritur një pretendim të ri vetëm në fjalën përfundimtare.

“Prokuroria nuk fsheh prova, dhe aq më pak provat që i ka siguruar vetë”, tha Gashi.

además La fiscalía solicita cadena perpetua para los tres acusados ​​del triple homicidio ocurrido en Gllogjan. Arberi La fiscalía solicita cadena perpetua para los tres acusados ​​del triple homicidio ocurrido en Gllogjan.

Ajo më pas i theksoi tri pika kryesore lidhur me këtë çështje.

Sipas saj, Prokuroria ka obligim ligjor që, me vëmendje dhe përkushtim maksimal, të përmbledhë faktet që e ngarkojnë të pandehurin, ndërsa tha se ky obligim është përmbushur me përpikëri.

Gashi u ndal edhe te raporti i gëzhojave, duke thënë se ai ka qenë pjesë e shkresave të lëndës që nga dita e parë dhe se i është vënë në dispozicion si gjykatës, ashtu edhe palëve.

“Konsiderojmë se është një paradoks juridik që mos të ketë qëllimi i gjykatës, kjo e vërteton vetëm korrektësinë e Prokurorisë”, tha ajo.

Prokurorja theksoi se Prokuroria përzgjedh ato prova që, sipas saj, vërtetojnë përtej çdo dyshimi të bazuar mirë fajësinë e të pandehurve.

Duke folur për arsyen pse Prokuroria nuk e kishte administruar këtë raport për administrim, Gashi tha se një nga arsyet ishte mungesa e relevancës së drejtpërdrejtë me natën kritike.

Ajo përmendi edhe përmasat e hetimeve, duke thënë se gjatë tyre janë proceduar mbi 86 persona, janë ekzaminuar mbi 40 incizime dhe janë kontrolluar dhjetëra lokacione.

además El aumento de los precios del petróleo es imparable. Arberi El aumento de los precios del petróleo es imparable.

Ndër të tjera, ajo tha se Prokuroria kishte urdhëruar kontrollin e një vendi në bjeshkë, ku i pandehuri Kreshnik Mehmetaj shihet duke shtënë me armë.

Sipas Gashit, vendi në bjeshkë ku shihet i pandehuri është i njohur për personat e Deçanit dhe bëhet fjalë për një poligon publik, ku kalimtarët kanë shtënë ndër vite.

Për këtë arsye, ajo tha se gjetja e gëzhojave të rastësishme në atë lokacion është plotësisht e natyrshme.

Prokurorja iu referua edhe arsyetimit të gjykatës se Prokuroria vetëm në fjalën përfundimtare kishte ngritur një pretendim të ri.

Ajo tha se në këtë rast ka ndodhur një keqkuptim thelbësor nga ana e gjykatës.

“Prokuroria nuk operon me supozime, por me konkluzione”, tha Gashi.

Sipas saj, ajo që Prokuroria ka argumentuar në këtë çështje është paraqitur në ekspertizën shkencore të videoincizimeve, ekspertizën e gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes, ekspertizën e municionit të gjetur në shtëpinë e të akuzuarve dhe, mbi të gjitha, në ekspertizën e fishekut të therrur.

además Cuatro líneas de autobús que conectan Fushë-Kosovo con Pristina están suspendidas. Arberi Cuatro líneas de autobús que conectan Fushë-Kosovo con Pristina están suspendidas.

Pas kësaj ka nisur edhe dhënia e fjalëve përfundimtare të palëve në procedurë.

Prokurorja Sahide Gashi tha se qëndron pranë fjalës përfundimtare që e kishte dhënë para se të rihapej ky shqyrtim gjyqësor.