Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Ramadani: El LDK fue el que más se benefició al no participar en las elecciones, de lo contrario se habría desviado del camino correcto.

Arber Ramadani

Gazetari Arbëri Ramadani ka thënë se më së shumti ka përfituar Lidhja Demokratike e Kosovës nga mosshkuarja në zgjedhje. 

Ramadani ka thënë se po të shkonte vendi në zgjedhje, atëherë LDK-ja do të shkonte e përhumbur. 

“Paradoksalisht pak më shumë se gjitha partitë nga situata e mbrëmshme përfitoi LDK-ja. A e di pse? Ka qenë partia e vetme politike që do të shkonte në zgjedhje pa asnjë kauzë madhore populliste. Do të shkonte në zgjedhje si me thënë, e përhumbur...Sipas mendimit tim, LDK-ja duhet t’i shfrytëzojë këto 4 vjet apo 3 sa do të jenë pa zgjedhje, ta shfrytëzojë kohën si asnjëherë më parë me u riorganizua. Vërtetë mendoj se Kosovës i duhen parti të forta”, tha Ramadani në “Konfront” të KTV-së. 

Ramadani tha se nuk i vë faj Partisë Demokratike të Kosovës që arriti kompromis me Vetëvendosjen, pasi thotë se aktgjykimi i Speciales ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ndryshoi situatën. 

Por, ai ka thënë se u kryen me shpejtësi dhe paqartësi procedurat e ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara. 

Ai ka thënë se mbrëmë në Komision për legjislacion PDK-ja bëri një amandament, ishte në propozim, por e futi eksplicit se kinse vendimet që merr Kuvendi i Kosovës duhet përgjigjet Gjykata Kushtetuese në Kosovë e jo ajo në Hagë. 

“Sy e vesh duhet t’i kemi te Haga, ombudspersoni i Hagës. Te shohim a po e dërgon si çështje në Kushtetuesen e Hagës, si po e interpreton Kushtetuesja e Hagës dhe çfarë ndodh me ndryshimet e bëra në ligjin”, tha ai. 

Leer otras actualizaciones
comodidad

EN DIRECTO: ¿Cómo se llegó al acuerdo para el presidente?