---
description: Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë se qëllimisht po e bllokon buxhetin e kryeqytetit.Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se “kjo
title: "Rama: Qeveria po e bllokon kryeqytetin për hakmarrje politike"
image: https://resources.koha.net/images/2025/January/09/a52fc809-f2a5-4abf-b13c-ad35a881ccfc.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Rama: Qeveria po e bllokon kryeqytetin për hakmarrje politike

![Perparim Rama](https://resources.koha.net/images/2025/January/09/a52fc809-f2a5-4abf-b13c-ad35a881ccfc.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Driton Paçarada

- 7 korrik 2025 17:43
- Shpërndaje në:

- 7 korrik 2025 17:43
- Shpërndaje në:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë se qëllimisht po e bllokon buxhetin e kryeqytetit.

Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se “kjo nuk është më çështje politike, është jo njerëzore, e mjerë dhe thellësisht e rrezikshme”.

Rama ka shkruar se prej më shumë se gjysmë viti, Prishtina është pa buxhet. Dhe kjo, sipas tij, nuk është më një vonesë procedurale, duke shtuar se është një bllokadë e qëllimshme, që po dëmton drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve.

“Çerdhet dhe kopshtet nuk kanë më fonde për të siguruar ushqim për fëmijët. Programet sociale janë bllokuar. Familjet në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, artistët dhe sportistët kanë mbetur pa asnjë mbështetje institucionale.  Rreziku është alarmant dhe prek të gjitha shërbimet jetike në Kryeqytet: qendrat e kujdesit shëndetësor dhe transporti publik rrezikojnë shërbimin dhe arsimi parashkollor është në vështirësi. Të gjitha shërbimet jetike janë prekur nga bllokada e qeverisë”, ka shkruar ai.

Rama ka thënë se kryeqytetit i bllokohet buxheti i nevojshëm për të paguar faturat e saj elementare. Një ndalese, të cilën e ka quajtur të jashtëligjshme e të motivuar politikisht, që sipas tij, qëllimshëm po paralizon funksionimin institucional.

[Edhe ![Rama: Qeveria po bllokon qëllimisht buxhetin e kryeqytetit](https://resources.koha.net/images/2025/December/09/372a96de-a6a6-4ccb-8abf-62141c87d2a7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 shk 2026 Rama: Qeveria po bllokon qëllimisht buxhetin e kryeqytetit](https://www.koha.net/arberi/rama-qeveria-po-bllokon-qellimisht-buxhetin-e-kryeqytetit)

Ka theksuar se përtej buxhetit qendror, janë bllokuar edhe të hyrat vetanake të Komunës së Prishtinës – të mbledhura nga vetë kontributi i qytetarëve. Sipas tij, ky është një akt i paprecedent dhe i papranueshëm që i shndërron qytetarët në pengje të një kalkulimi politik.

“Një bllokadë e tillë administrative, e motivuar nga interesa elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ka tejkaluar çdo kufi të arsyes, etikës dhe përgjegjësisë njerëzore e institucionale. Kryeqyteti po ndëshkohet sepse nuk qeveriset nga strukturat qendrore të pushtetit aktual. Kjo nuk është udhëheqje, është hakmarrje politike dhe mbi të gjitha, është një shkelje flagrante e të drejtave të qytetarëve për shërbime, siguri dhe mirëqenie. Ne jemi dëshmitarë të një dështimi institucional dhe një kërcënimi serioz për stabilitetin dhe funksionimin demokratik të Kryeqytetit. Kjo qasje nuk ndëshkon një kryetar komune. Ajo ndëshkon një qytet të tërë – fëmijët, të moshuarit, familjet në nevojë, dhe çdo qytetar që pret shërbime bazë”, ka shkruar ai.

Ka thënë se nuk do të lejojnë që qytetarët të penalizohen.

Sipas tij, në një situatë ku llogaria politike mbizotëron mbi interesin publik, mbetën të vendosur të mbrojmë qytetarët e Kryeqytetit.

“Për të tretën herë me radhë, i jemi drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, me kërkesën që të veprojë në përputhje me Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2025 dhe të ofrojë një zgjidhje urgjente dhe ligjore, jo të prodhojë pengesa të reja.

[Edhe ![Nga e hëna ndërpritet transporti publik në kryeqytet, Rama: Buxheti u bllokua për inate politike](https://resources.koha.net/images/2025/September/23/ef5ddcaa-535e-4db1-a383-e413c0885d2f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 23 nën 2025 Nga e hëna ndërpritet transporti publik në kryeqytet, Rama: Buxheti u bllokua për inate politike](https://www.koha.net/arberi/nga-e-hena-nderpritet-transporti-publik-ne-kryeqytet-rama-qeveria-na-ka-bllokuar-buxhetin)

Ne do të përdorim çdo mjet ligjor dhe institucional për të mbrojtur qytetarët tanë nga kjo padrejtësi flagrante dhe luftë e ulët politike. Ky nuk është vetëm detyrimi ynë institucional. Është detyrimi ynë moral”, thuhet në njoftim.

 

[#Përparim Rama](https://www.koha.net/tag/perparim-rama) [#komuna e prishtines](https://www.koha.net/tag/komuna-e-prishtines)

Artikuj të ngjashëm

- [![Rama akuzon Qeverinë për favorizim të komunave që udhëhiqen nga VV-ja](https://resources.koha.net/images/2026/August/18/2053e35e-372e-49b3-a5fe-6b6ce7f81cc9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 18 gus 2026 Rama akuzon Qeverinë për favorizim të komunave që udhëhiqen nga VV-ja](https://www.koha.net/arberi/rama-paralajmeron-proteste-komunave-ndaj-qeverise)
- [![Rama fajëson MPB-në për bllokimin e projektit për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës](https://resources.koha.net/images/2026/February/15/74d9bc7d-ad0c-4055-acd0-141b02ea6ee7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 24 maj 2026 Rama fajëson MPB-në për bllokimin e projektit për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës](https://www.koha.net/arberi/rama-fajeson-mpb-ne-per-bllokimin-e-projektit-per-ndertimin-e-spitalit-te-prishtines)
- [![Rama: Qeveria po bllokon ndërtimin e “Ishullit Urban”, ndërsa po i jepet leje biznesit privat](https://resources.koha.net/images/2026/May/21/19c1e87f-3bb0-4a7c-9588-79caff303a25.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 maj 2026 Rama: Qeveria po bllokon ndërtimin e “Ishullit Urban”, ndërsa po i jepet leje biznesit privat](https://www.koha.net/arberi/rama-qeveria-po-bllokon-ndertimin-e-ishullit-urban-ndersa-po-i-jepet-leje-biznesit-privat)

[Futboll.]() [LIVE: Kosovë-Izrael](https://www.koha.net/futboll/live-kosove-izrael)

[Luftarake.]() [Gjakova në gjysmëfinale në Zagreb](https://www.koha.net/luftarake/gjakova-ne-gjysmefinale-ne-zagreb)

[Luftarake.]() [Tjetër paraqitje bindëse e Gjakovës](https://www.koha.net/luftarake/tjeter-paraqitje-bindese-e-gjakoves)

[Futboll.]() [Muriqi për mediumin izraelit: Ëndërroj arritjen në turne madhor me Kosovën](https://www.koha.net/futboll/muriqi-per-mediumin-izraelit-enderroj-arritjen-ne-turne-madhor-me-kosoven)

[Botë.]() [Microsofti rikthen plotësisht shërbimet pas ndërprerjes globale](https://www.koha.net/bote/microsofti-rikthen-plotesisht-sherbimet-pas-nderprerjes-globale)

[Futboll.]() [Kosova gati për duelin ndaj Izraelit](https://www.koha.net/futboll/kosova-gati-per-duelin-ndaj-izraelit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Rama: Qeveria po e bllokon kryeqytetin për hakmarrje politike","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/rama-qeveria-po-e-bllokon-qellimshem-kryeqytetin-per-hakmarrje-politike","datePublished":"2025-07-07T17:43:57+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:45:03+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":543,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë se qëllimisht po e bllokon buxhetin e kryeqytetit.Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se “kjo","url":"https://www.koha.net/arberi/rama-qeveria-po-e-bllokon-qellimshem-kryeqytetin-per-hakmarrje-politike","keywords":"Përparim Rama, komuna e prishtines","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/January/09/a52fc809-f2a5-4abf-b13c-ad35a881ccfc.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
