Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Rama sobre el veredicto del Tribunal Especial: El entierro de personas vivas y la impotencia nacional frente a un acuerdo internacional.

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit që zhvilloi ditën e sotme me shqiptarët në Michigan, komentoi vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve UÇK-së.

Ai tha kjo është një varrosje njerëzish të gjallë dhe një pafuqi kombëtare përballë një marreje ndërkombëtar. Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, e me 25 vjet u dënua edhe Jakup Krasniqi. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim, e Rexhep Selimi me 13 vjet. 

“Si rrallë herë jam përpëlitur sa këtë herë, duke rreshtuar fjalët e një fjalimi, sepse as kisha si e shmangia atë që ndodhi në Hagë, por edhe nuk gjeja rrugën se si të qasesha atij guri të madh e të rëndë, përballë të cilit fjalët duken të gjithë njësoj si në një mort. Një mort për së gjalli, një varrosje njerëzish të gjallë dhe një pafuqi kombëtare përballë një marreje ndërkombëtare. Ka një fjalë që na e përsërisin shpesh: respektoni vendimin e gjykatës. Ato duhen respektuar, shteti i së drejtës, bota demokratike funksionon me respekt mbi vendimet. Nuk diskutojmë këtë, por jo vendimin e gjykatës, po edhe vetë vdekjen në heshtje e pranon vetëm ai që vdes”, ka thënë Rama, shkruan "Kosova Press". 

Ai ka thënë se Shqipëria s’mund të bëjë asgjë tjetër, vetëm t’i rrijë në krah Kosovës. 

“Problemi nuk është mos ta respektosh këtë vendim, por si ta refuzosh varrosjen për së gjalli të 4 njerëzve në emër të popullit, ku vetë populli nuk e gjen asgjëkundi veten në atë vendim në gjuhë të huaj. Shqipëria nuk mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës, por sidoqoftë do të refuzonte varrosjen për së gjalli të atyre 4 burrave. Dhe unë besoj se respektimi i detyruar dhe i padiskutueshëm i atij vendimi nuk e pengon kurrsesi refuzimin e asaj varrosjeje si fatalitet pa apel”, tha Rama.

Pas vendimit të Speciales më 16 shtator, Edi Rama, kishte dal me një postim në Facebook duke shkruar vetëm “Marre”.