Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Los manifestantes arrojan piedras contra la Oficina del Primer Ministro y la Presidencia de la Asamblea; un banco también resulta atacado.

Banka

Situata para Kryeministrisë së Shqipërisë është tensionuar pasi protestuesit e kanë goditur me gurë këtë objekt. Përveç Kryeministrisë, paraprakisht ata kanë sulmuar edhe Kryesinë e Kuvendit duke thyer disa xhama në katin e parë.

Policia ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve, duke përdorur ujë dhe gaz lotsjelllës. Gjatë tensioneve protestuesit kanë hapur me forcë dhe kanw shkulur ambientet e një banke të nivelit të dytë në qendër.

Përplasjet vijuan deri të paktën në orën 18:22. Policia më pastaj ka ndërhyrë edhe përmes autobotit me ujë. Gjatë ndërhyrjes nisën edhe shoqërimet e protestuesve.

Pas tensioneve në bulevard dhe ndërhyrjes së policisë, protestuesit janë larguar nga zona para Kryeministrisë dhe kanë nisur të marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”.

Gjatë përplasjeve në bulevard, policia ka ndjekur një strategji tjetër për shpërndarjen e protestuesve. Krahas tre autobotëve të ujit të vendosur para Kryeministrisë, në ndërhyrje janë përfshirë edhe efektivë që kanë dalë nga lulishtet në të dyja anët e bulevardit.

Gjatë lëvizjes së tyre kanë vazhduar tensionet, ndërsa protestuesit po hedhin fishekzjarrë dhe kapsolla në drejtim të forcave të policisë. /TCH

Leer otras actualizaciones
protesta

Decimotercer día de protestas en Tirana