Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Prebreza promete despedir al director que fue arrestado por malversación de 1.5 millones de euros en bienes inmuebles.

Valon Prebreza & Gëzim Zogiani

Kryetari i Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka thënë se sapo të kthehet nga një udhëtim zyrtar do ta lirojë nga detyra drejtorin e Pronës, Gëzim Zogiani, i cili bashkë me katër zyrtarë të tjerë të komunës u arrestua nën dyshimet për tjetërsimin e një prone me vlerë 1.5 milionë euro.

Ata u arrestuan dy ditë më parë. Gjatë ditës së sotme, Gjykata Themelore në Prishtinë u caktoi masën e ndalimit të afrimit më shumë se 200 metra në objektin e Komunës së Fushë-Kosovës, derisa refuzoi kërkesën e Prokurorisë për paraburgim.

“Të martën, në një aksion të organeve të drejtësisë, janë arrestuar pesë zyrtarë të Komunës së Fushë Kosovës, në mesin e tyre edhe Drejtori i Pronës, z. Gëzim Zogiani. Meqenëse që nga dita e martë ndodhem në udhëtim zyrtar, dua t'ju njoftoj se menjëherë pas kthimit tim do ta liroj nga detyra Drejtorin e Pronës, deri në sqarimin e plotë të kësaj çështjeje nga organet e drejtësisë”, ka shkruar Prebreza në Facebook.

Prebreza ka thënë se u ka dhënë fjalën qytetarëve se në qeverisjen e tij nuk do të ketë mbrojtje politike për askënd.

“Qytetarëve të Fushë-Kosovës ua kam dhënë fjalën për një qeverisje ndryshe dhe asnjë emër, pozitë apo interes nuk do të jetë më i rëndësishëm se kjo fjalë. Nën qeverisjen time nuk do të ketë mbrojtje politike për askënd. Transparenca, llogaridhënia dhe sundimi i ligjit nuk janë slogane elektorale, por standard mbi të cilin do të funksionojë Komuna e Fushë Kosovës”, vijon shkrimi i tij.

Kryetari i Fushë-Kosovës tutje u shpreh se nuk do ta paragjykojnë përgjegjësinë e askujt pasi “ajo përcaktohet vetëm organet e drejtësisë”. 

“Nga informacionet që posedoj deri më tani, hetimet lidhur me çështjen dhe pronën në fjalë kanë filluar më herët dhe për të njëjtën çështje ka pasur të arrestuar edhe gjatë vitit 2025”, ka shkruar Prebreza.