Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

La policía afirma que las medidas de tráfico tienen que ver con la conducción peligrosa, no con las banderas del KLA.

policía

Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e kapaciteteve njerëzore dhe logjistike lidhur me protestën e paralajmëruar për sot në orën 21:00 në sheshin qendror të Prishtinës, në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Në një komunikatë, Policia ka thënë se pas përfundimit të protestave të qeta në kryeqytet, një grup pjesëmarrësish, përfshirë persona me maska, kanë vazhduar protestimet dhe defilimet me automjete nëpër rrugët e Prishtinës.

Sipas Policisë, disa prej tyre kanë drejtuar automjetet në mënyrë të pakontrolluar dhe të rrezikshme, ndërsa kanë dalë dhe kanë qëndruar në dritare apo mbi vetura, duke rrezikuar veten, pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe këmbësorët.

Policia ka theksuar se veprimet e saj në terren kanë të bëjnë ekskluzivisht me parandalimin e ngasjes së rrezikshme dhe të pakontrolluar të automjeteve pas protestave.

“Veprimet policore kanë për qëllim mbrojtjen e jetës së këmbësorëve, garantimin e sigurisë në trafik për të gjithë pjesëmarrësit si dhe lehtësimin e qarkullimit të trafikut në përgjithësi”, thuhet në komunikatë.

Policia ka reaguar edhe ndaj disa pretendimeve të shpërndara në rrjetet sociale, duke i cilësuar ato si dezinformata. Sipas Policisë, nuk është ndaluar, ndëshkuar apo ushtruar dhunë ndaj qytetarëve për shkak të mbajtjes së flamujve të UÇK-së apo simboleve të tjera historike kombëtare.

“Policia e Republikës së Kosovës nuk ka ndaluar, ndëshkuar, e as ushtruar dhunë ndaj asnjë qytetari për shkak të simboleve historike kombëtare apo simboleve të UÇK-së, por për shkak të shkeljeve ligjore”, thuhet në komunikatë.

Institucioni policor ka theksuar se garantimi i sigurisë së qytetarëve, mbarëvajtja e protestës në mënyrë të qetë dhe të sigurt, menaxhimi i trafikut dhe parandalimi i vozitjeve të rrezikshme janë pjesë e detyrave të Policisë së Kosovës.

Në fund, Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mediave që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të shmangin përhapjen e pretendimeve të pakonfirmuara.