Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Policía: Los manifestantes de anoche pusieron en peligro a los conductores y a sí mismos.

"¡No en mi nombre!", miles de ciudadanos se oponen por tercera noche consecutiva a la decisión del Tribunal Especial.

Pavarësisht se Policia e ka vlerësuar situatën si të qetë mbrëmjen e kaluar gjatë protestës së qytetarëve në kryeqytet, ajo ka vërejtur se disa qytetarë kanë rrezikuar sigurinë në trafik. Të premten mbrëma qytetarë kanë protestuar fillimisht në sheshin “Skënderbeu” e më pas para objektit të  EULEX-it, duke kundërshtuar vendimin dënues të Gjykatës Speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së. 

Gjatë protestës nuk është raportuar për ndonjë incident në aspektin e sigurisë.

“Rreth orës 23:30 pjesëmarrësit kanë filluar të shpërndahen në mënyrë të qetë, mirëpo një numër i caktuar i tyre kanë vazhduar të zhvendosen në drejtim të bazës së EULEX-it, për të vazhduar me protestën para objektit të këtij institucioni. Pjesëmarrësit kanë qëndruar rreth 30 minuta pranë objektit të EULEX-it, dhe më pas janë nisur në drejtim të kryeqytetit, ku me automjetet e tyre kanë vazhduar të defilojnë nëpër disa rrugë të kryeqytetit. Defilimet e tyre me vetura përveç krijimit të kolonave në trafik, kanë kryer edhe vozitje të rrezikshme, madje edhe kanë shkaktuar rrezik për pjesëmarrësit e tjerë në trafik, por edhe për veten e tyre”, ka njoftuar Policia në komunikatë.

Për shkak të kolonës, Policia ka thënë se është detyruar që të ndërmarr masa shtesë në trafik, të ndërpres dhe riorientoj përkohësisht trafikun, me qëllim të mbarëvajtjes së sigurt të trafikut dhe shmangies së bllokimeve e aksidenteve të mundshme nga vozitjet e rrezikshme e të pakujdesshme, të cilat kanë zgjatur deri në orët e vona pas mesnatës.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar, të mos dëmtojnë pronën publike e private, të respektojnë ligjet, e në veçanti rregullat në trafikun rrugor.