Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Policía: Manifestantes enmascarados entraron al patio de la sede del DP para escapar de la persecución.

Policia në protestë

Foto: Prensa asociada

Policia e Shtetit ka deklaruar se një grup personash të dhunshëm dhe të maskuar, pasi kanë sulmuar efektivët me bomba molotov, janë futur në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike për t’i shpëtuar ndjekjes dhe kapjes nga ana e policisë, ku kanë vijuar sulmin ndaj punonjësve të saj.

Në reagimin zyrtar, Policia bën të ditur se efektivët iu përgjigjën sulmit me gaz lotsjellës. 

“Nga patrullimet në terren për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, sqarojmë se shërbimet e Policisë janë sulmuar me molotovë nga një grup personash të dhunshëm dhe të maskuar, të cilët, për t’i shpëtuar ndjekjes dhe kapjes nga ana e Policisë, u futën në ambientet e jashtme të selisë së subjektit politik Partia Demokratike dhe vijuan sulmin ndaj punonjësve të Policisë. Shërbimet e Policisë iu përgjigjën sulmit me molotovë nga ana e protestuesve të dhunshëm me gaz lotsjellës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga policia.

Ndërsa pretendimet e tjera lidhur me ngjarjen i ka cilësuar si të pavërteta, të qëllimshme dhe dashakeqe, duke pretenduar se synojnë fshehjen e së vërtetës.

Leer otras actualizaciones
Protesta, Tirane

El sexto día de protestas en Tirana se torna violento, la comisaría número 3 es incendiada y decenas de personas resultan heridas.

Për të gjashtën ditë radhazi, protestat në Tiranë kanë eskaluar në përplasje të dhunshme mes protestuesve...