Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Parkut Industrial në fshatin Livadicë të Podujevës, ka thënë se synimi i Qeverisë është transformimi i ekonomisë së Kosovës, forcimi i prodhimit vendor dhe rritja e eksporteve në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare.
Në këtë ceremoni të organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Kurti tha se parqet industriale synojnë t’u krijojnë mundësi bizneseve vendore për zgjerimin e kapaciteteve, diasporës për të investuar në vendlindje, si dhe investitorëve të huaj për të zhvendosur një pjesë të prodhimit të tyre në Kosovë.
“Synimi ynë si qeveri është ta transformojmë ekonominë e Kosovës, ta forcojmë prodhimin vendor dhe të krijojmë sa më shumë produkte në lloje dhe në numër Made in Kosova. Jo vetëm t’i zëvendësojmë importet, por edhe të rrisim eksportet në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare. Parqet industriale janë të menduara për bizneset vendore, të cilat duan të zgjerohen dhe të rrisin kapacitetet e tyre, për qytetarët tanë nga diaspora që duan të sjellin kapitalin dhe përvojën e tyre në vendlindje, si dhe për investitorët e huaj që shohim mundësi për të zhvendosur një pjesë të prodhimit të tyre në Kosovë”, është shprehur ai.
Kurti shtoi se pret që së shpejti ky park të bëhet shtëpi e madhe për bizneset.
“Kryesorja është 30 hektarë, 4.6 km rrugë, Qendra e Kompetencës në anën tjetër dhe me 350 ditë pune Parku Industrial në Livadicë përmbyllet. Urime të gjithëve për këtë gurthemel që e vumë së bashku me kryearin Shpejtim Bulliqi dhe me ministren Mimoza Kusari-Lila”, ka theksuar ai.
Kurti nuk qe i qasshëm për pyetjet lidhur me kthimin në Kuvend dhe vazhdimin e seancës për konstituim të Kuvendit, por edhe për formim të institucioneve të tjera.
-
Un trabajador de KEK fallece tras sufrir lesiones en el trabajo.
-
Precios de los derivados hoy
-
Ramadán: El gobierno central está llevando a la bancarrota a los municipios.
-
El PDK se reúne con el Gobierno y vuelve a advertir sobre una carta que solicita una sesión constitutiva.
-
Las temperaturas en Kosovo hoy alcanzan los 34 grados centígrados.