Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Peci sobre la protesta de los alcaldes: Una agenda completamente política.

Fatón Peci

Protesta e paralajmëruar e Asociacionit të Komunave të Kosovës është kritikuar nga kryetari i Mitrovicës, Faton Peci.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se protesta “e sotme e disa kryetarëve të komunave nuk e ka hallin e qytetarit, por agjendën e pazarit”.

Peci ka thënë se nisma ka agjendë politike dhe se për milionat për të cilët po protestohet janë obligime të ish-qeverisë PAN dhe jo të asaj Kurti.

“Jam kundër protestës së nxitur me agjendë politike. Komunikimi ndërinstitucional duhet të zgjidhet përmes dialogut. Kjo nismë që synon të krijohet si praktikë, ku disa kryetarë komunash paralajmëruan të marrin pjesë në një protestë kundër Qeverisë, ka agjendë tërësisht politike dhe nuk e avancon ngritjen e shërbimit ndaj qytetarit. Qindra milionat euro e barrës financiare të komunave nuk janë obligime të Qeverisë së Albin Kurtit, por janë obligime të qeverisë PAN”, ka shkruar Peci tutje.

Leer otras actualizaciones
Asociación de Municipios - Agim Aliu

Los alcaldes protestan hoy