Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Sin profesores de física y geografía, los estudiantes de Fushë-Kosovo se están perdiendo clases.

Disa shkolla në Komunën e Fushë-Kosovës po përballen me mungesë të mësimdhënësve, edhe pse ka kaluar gati një muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor. Në gjimnazin “Hivzi Sylejmani”, nxënësit ende nuk i kanë zhvilluar orët e fizikës dhe gjeografisë, ndërsa në nivel komune janë hapur konkurse për 12 pozita të mësimdhënësve. Nga Drejtoria e Arsimit thonë se mungesa e normave mësimore, por edhe rritja e numrit të nxënësve, po e vështirësojnë plotësimin e vendeve të lira

Viti i ri shkollor ka nisur me mungesë të mësimdhënësve në gjimnazin “Hivzi Sylejmani” në Fushë-Kosovë.

Nxënësit ende nuk po zhvillojnë rregullisht mësimin në dy lëndë, fizikë dhe gjeografi, për shkak të mungesës së stafit.

“Njëra ka shkuar në pushimin e lehonisë pasi ka përfunduar viti shkollor, ndërsa mësimdhënësi i fizikës ka shkuar në doktoratë dhe e ka liruar vendin e punës. Jemi në pritje të procedurave të konkursit. Këtë të enjte, më 24 shtator, do të mbahet intervista me gojë. Në gjeografi janë 12, ndërsa në fizikë janë 9 aplikantë”, ka bërë të ditur Amir Pllana, drejtor i gjimnazit “Hivzi Sulejmani” në Fushë-Kosovë. 

Drejtori i gjimnazit thotë se procesi i përzgjedhjes pritet të përfundojë së shpejti, në mënyrë që orët e këtyre dy lëndëve të zhvillohen rregullisht. 

Por, mungesa e mësimdhënësve nuk është problem vetëm në këtë gjimnaz.

Në Komunën e Fushë-Kosovës thonë se mungesa e kuadrit arsimor është një problem që përsëritet prej vitesh.

Drejtori i Arsimit, Sabit Xhigolli thotë se komuna përballet me mungesë të normave mësimore, ndërsa situata është vështirësuar edhe më shumë nga rritja e numrit të banorëve dhe rrjedhimisht e numrit të nxënësve.

“Siç e dini Fushë-Kosova ka vite që ballafaqohet me mungesën e normave kjo është krejt si pasojë e rritjes së popullimit në qytezën e Fushë-Kosovës, kjo tani po na sjell edhe këto pasoja. Është dashur me gjithë stafin e DKA-së të mobilizohemi dhe t’i bëjmë përgatitjet e duhura dhe të nevojshme për shpalljen e konkursit kryesisht për pozita mësimdhënie. Një faktor që ka ndikuar në vonesën e shpalljes së konkursit është se ka dalë ideja nga zyra e kryetarit, në mungesë të normave meqë kanë qenë të lejuara diku 17 norma për administratën, të njëjtat norma t’i tjetërsojmë nëpërmjet një vendimi të asamblesë komunale nga administrata në arsim e seanca për këtë është mbajtur në fund të gushtit”, ka deklaruar Xhigolli. 

Përveç fizikës dhe gjeografisë, kërkohen mësimdhënës edhe për lëndët biologji, gjuhë shqipe, gjuhë angleze, matematikë, histori, edukatë qytetare e mësim klasor.

Sipas DKA-së, gjatë kësaj periudhe është tentuar që një pjesë e orëve të mbulohet me stafin ekzistues, por nuk është arritur të shmangen të gjitha humbjet. 

“Ka për biolog, ka për gjuhë shqipe, për gjuhë angleze, matematikë, fizikë, histori, edukatë qytetare, gjeografi, mësim klasor janë diku 12 lëndë për të cilat kemi shpallur konkurs e që ka pasur humbje gjatë kësaj periudhe ndoshta jo në shkallën e plotë, aty ku ka pasur mundësi për t’u bërë ndonjë kombinim me staf të brendshëm ju siguroj që është bërë mirëpo jo në atë shkallë të mjaftueshme sa të mos ndihen humbjet. Humbjet janë evidente por me t’i dhënë epilog këtij konkursi të gjithë ata mësimdhënës që do të përzgjidhen, atyre do të iu kërkohet që të gjitha këto orë t’i gjejnë hapësirat dhe mundësitë për t’i kompensuar”, ka thënë Xhigolli. 

Në konkurs kanë aplikuar rreth 400 kandidatë, ndërsa intervistat me gojë zhvillohen të enjten.