En Kosovo se han confirmado 103 casos de sarampión este año, con 13 nuevos casos registrados solo en la última semana. Los médicos han calificado la situación de preocupante e instan a los padres a vacunar a sus hijos. El Ministerio de Salud ha multado a dos guarderías por admitir niños que no estaban vacunados con la vacuna triple vírica (sarampión, paperas y rubéola).
Nga 103 rastet e konfirmuara me fruth në Kosovë gjatë periudhës katërmujore të këtij viti, 98 persona nuk kanë qenë të vaksinuar me vaksinën MMR, kanë bërë të ditur në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Vaksina MMR mbron nga tri sëmundje ngjitëse: fruthi, rubeola dhe shytat.
Sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit, fëmijët në Kosovë duhet ta marrin këtë vaksinë në moshën njëvjeçare, ndërsa dozën e dytë në moshën 6-7 vjeçare.
Sipas të dhënave të IKSHPK-së, numri i rasteve të fruthit këtë vit tashmë ka tejkaluar ato të regjistruar gjatë gjithë vitit 2025 që ishin 72 raste.
E vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar edhe 13 raste të tjera me fruth.
además
Deliu califica de escandalosa la justificación de Dehari para no calificar de escandalosa la sesión constitutiva.
Xhevrije Canolli, shefe e vaksinimit në QKMF në kryeqytet, ka thënë se mosvaksinimi është shkaktari kryesor për përhapjen e fruthit.
Ajo u ka bërë thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët.
“Mosvaksinimi ka ndikuar drejtpërdrejt në përhapjen e kësaj sëmundjeje ngjitëse dhe infektive, e cila mund të parandalohet me vaksinim. Duke qenë se fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse, kjo situatë është mjaft shqetësuese. U bëj thirrje prindërve që të mos hezitojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre, pasi vaksinat janë shumë të sigurta dhe shumë efektive. Prindërit të mos bien pre e dezinformatave dhe teorive të ndryshme rreth efekteve anësore të vaksinimit”, ka thënë ajo.
E sociologu Genc Xërxa ka vlerësuar se manipulimi nga rrjetet sociale ka ndikuar te shumë prindër që të mos i vaksinojnë fëmijët e tyre.
“Përmes rrjeteve sociale shpërndahen përshtypje të ndryshme rreth eksperiencave gjatë vaksinimit. Pastaj kemi grupe antivaksinimi brenda rrjeteve sociale që janë mjaft të fuqishme dhe shpërndajnë mendime, opinione, gjykime, të cilat nuk kanë bazë shkencore, nuk janë institucionale, ashtu që i bëjnë njerëzit të lajthiten edhe, me një fjalë, të manipulohen, duke u bërë pre e mosvaksinimit në qarqe të ndryshme”, ka thënë Xërxa.
Ligji parasheh edhe masa ndëshkuese, përfshirë shqiptimin e gjobës deri në 200 euro ndaj prindit i cili nuk e ka respektuar kalendarin e vaksinimit.
Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë se nuk kanë gjobitur asnjë prind për këtë, por kanë gjobitur dy institucioneve parashkollore.
“Gjatë inspektimeve të kryera në institucionet përkatëse parashkollore është konstatuar se nuk kanë qenë të pajisura me dëshmi/vërtetime të vaksinimit për të gjithë fëmijët e pranuar dhe, në raste të caktuara, janë pranuar edhe fëmijë të pavaksinuar, në kundërshtim me kërkesat ligjore dhe masat për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse. Për këto shkelje, ndaj dy institucioneve parashkollore janë shqiptuar masa ndëshkuese me gjobë në vlerë prej 1,000 eurosh për secilin institucion, në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
además
Tras 77 días de protestas en Tirana, Rama afirma que el proyecto Zvërnec no se detendrá.
La vacunación infantil es obligatoria según la Ley de Prevención y Control de Enfermedades Transmisibles.
Ilirjana Thaqi