Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

En vísperas del inicio del nuevo curso escolar, el Ministerio de Educación y Ciencia aún no dispone de un catálogo ni de precios para los libros de texto.

Libros / Foto: KOHA

Foto: Ilustración/Archivo

Ndonëse kanë mbetur pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, prindërit ende nuk e dinë se cilat tekste do t’i blejnë dhe sa do të kushtojnë ato. Ministria e Arsimit nuk e ka publikuar katalogun dhe nuk e ka përmbyllur negocimin e çmimeve me shtëpitë botuese. Njohës të arsimit kanë ngritur dyshime se vonesat mund të jenë të qëllimshme, për të arsyetuar në moment të fundit fryrjen e çmimeve.

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë deri në fillimin e vitit të ri shkollor, por Ministria e Arsimit ende nuk e ka publikuar katalogun e teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse.

Në një njoftim, Ministria ka bërë të ditur se procesi i negocimit të çmimeve me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar andaj edhe iu ka bërë thirrje prindërve që mos t’i blejnë librat.

Prindër të nxënësve janë ankuar për vonesat dhe mungesën e informimit me kohë.

“A s’duhet të jetë e mjaftueshme koha prej dy muajve për t’u përgatitur pikërisht për këto procese në mënyrë që mos të vonohet fillimviti shkollor për nxënësit? Për shkak të parregullsive dhe papërgjegjësisë suaj, gjithmonë mësimi shtyhet për nxënësit dhe është humbje për ta”, është shprehur një prind.

E, Selim Mehmeti, një tjetër qytetar ka thënë se tashmë i ka blerë librat për vajzën e tij, e cila është në klasën e tetë.

además "KOHA" presenta cargos penales contra el alcalde de Pristina, Përparim Rama. Arberi "KOHA" presenta cargos penales contra el alcalde de Pristina, Përparim Rama.

“Qysh ka mundësi pak ditë para se të fillojë viti shkollor të vijmë në këtë situatë? I pashë librat, e shikova secilin. Shumica, përveç njërit, ishin të ribotuara në vitin 2026. Po i bie, a është dashur të diskutohet çmimi para ribotimit a pasi që është bërë ribotimi?”, ka pyetur Mehmeti.

Vonesat në procesin e sigurimit të teksteve mund të jenë pasojë edhe e mungesës së institucioneve funksionale, kanë thënë njohës të arsimit.

Drejtori i organizatës “Teach for Kosova”, Egzon Gashi, ka theksuar se, në fund, pasojat e këtyre vonesave i bartin nxënësit, të cilët rrezikojnë ta nisin edhe këtë vit shkollor pa tekste.

“Ky proces do të duhej të fillonte ndoshta edhe para se të përfundojë viti paraprak, me bo një analizë sa nxënësi kemi me i pas vitin e ardhshëm, cilët libra na vinë dhe cilat janë shtëpitë botuese që i preferojmë si partner prej Ministrisë së Arsimit dhe deri me 1 gusht më së voni edhe kalendari i vitit shkollor do të duhej me qenë gati, mos më herët”, ka deklaruar Gashi.

E, ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, dyshon se vonesa është e qëllimshme.

además Mantenimiento de carreteras, Auditor: Se pagó más caro y no hubo competencia justa. Arberi Mantenimiento de carreteras, Auditor: Se pagó más caro y no hubo competencia justa.

“Mospublikimi i katalogut dhe çmimeve përkatëse për tekste është lëshim që behët me qëllim dhe krijon mundësi të fryrjeve artificiale të çmimeve, duke përdorur si argument urgjencën që lidhet me fillimin e vitit të ri shkollor”, ka theksuar Mustafa.

Javën e kaluar, drejtoresha e Departamentit të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Anita Kadriu, ka thënë për KOHËN se ekzekutimi i mjeteve për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore pritet të bëhet gjatë kësaj jave. Por, kjo nuk ka ndodhur dhe Ministria bëri të ditur se procesi i negocimit të çmimeve me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për tekstet shkollore, nga buxheti i shtetit janë ndarë 14 milionë euro.