---
description: Shefi i repartit të Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Zef Ndrejaj, e ka cilësuar futjen e shërbimit të Fertilizimit të Asistuar
title: "Ndrejaj: IVF-ja, e arritura më e madhe e shëndetësisë në Kosovën e pasluftës"
image: https://resources.koha.net/images/2026/March/20/cc4a8dd6-cf98-4b97-bb72-57c345a223e8.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Ndrejaj: IVF-ja, e arritura më e madhe e shëndetësisë në Kosovën e pasluftës

- 20 mars 2026 17:15
- Shpërndaje në:

- 20 mars 2026 17:15
- Shpërndaje në:

Shefi i repartit të Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Zef Ndrejaj, e ka cilësuar futjen e shërbimit të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF) në sektorin publik si një nga arritjet më të rëndësishme të shëndetësisë në Kosovë pas luftës.

Sipas tij, IVF-ja përfaqëson një hap të madh përpara, duke qenë një ndër shërbimet më të avancuara dhe më të nevojshme për pacientët që përballen me infertilitet.

“IVF-i si shërbim i ri në Gjinekologji, në institucione publike, mund të them se është ndoshta e arritura më e madhe e shëndetësisë së Kosovës pas lufte. S’kemi shërbim tjetër më të avancuar dhe më të nevojshëm se IVF-ja”, u shpreh Ndrejaj në “60 Minuta” të KTV-së të premten.

Ai bëri të ditur se deri më tani mbi 2 mijë paciente janë paraqitur për trajtim, por theksoi se jo të gjitha i nënshtrohen menjëherë procedurës së IVF-it. Fillimisht, shumica trajtohen me metoda më të thjeshta, ndërsa IVF aplikohet vetëm në rastet kur metodat tjera nuk japin rezultat.

Ndrejaj sqaroi se procedurat e IVF-it nuk janë të shpejta dhe kërkojnë kohë, pasi shpesh një paciente duhet të kalojë disa cikle trajtimi që zgjasin me muaj.

[Edhe ![Vitia: Konfirmohet shtatzënia e parë pas IVF-së në QKUK](https://resources.koha.net/images/2026/March/12/30efb4bd-0882-4e62-b4e0-84c0a9140ba8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 mar 2026 Vitia: Konfirmohet shtatzënia e parë pas IVF-së në QKUK](https://www.koha.net/arberi/vitia-konfirmohet-shtatzenia-e-pare-pas-ivf-s-ne-qkuk)

“Procedurat zgjasin disa javë dhe nuk mund të pritet sukses i menjëhershëm. Shpesh nevojiten disa tentativa, pasi gjithçka varet nga cikli natyror i pacientes”, theksoi ai.

Ndërkohë, më 12 mars, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia bëri të ditur se për herë të parë në sistemin publik në QKUK është konfirmuar një shtatzëni e arritur përmes IVF-it.

Ndrejaj bëri të ditur se pacientja që pati sukses është e lindur në vitin 1995 dhe ka arritur shtatzëni që në tentimin e parë me procedurat e IVF-it pas pesë vjetësh martesë.

Shefi i Gjinekologjisë u shpreh optimist se shumë shpejt pritet të konfirmohen edhe rastet e tjera.

**VIDEO: Biseda e plotë me dr. Zef Ndrejaj**

[Edhe ![Mbi 1 mijë e 300 konsultime këtë vit për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë](https://resources.koha.net/images/2025/December/20/f28ad871-ec64-4152-869e-add2d78bcf03.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 11 kor 2026 Mbi 1 mijë e 300 konsultime këtë vit për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë](https://www.koha.net/arberi/mbi-1-mije-e-300-konsultime-kete-vit-per-ivf-ne-kliniken-e-gjinekologjise)

Në institucionet private, shërbimi i IVF-it kushton nga 3 deri në 4 mijë euro, ndërkaq në QKUK ofrohet falas për dy herët e para, ndërsa më pas çmimi për një procedurë është 670 euro.

KOHA raportoi javë më parë se shërbimi i fertilizimit të asistuar mjekësor në QKUK përballet me mungesë të 11 barnave të domosdoshme. Për pasojë, çiftet që duan ta nisin menjëherë trajtimin, i blejnë vetë ato. Pas dështimit të blerjes së barnave nga QKUK-ja, udhëheqja e procedurave të prokurimit pati kaluar në Ministri të Shëndetësisë, e cila ka hapur tenderin, por për katër lloje medikamentesh nuk ka pasur asnjë ofertues.

[#Zef Ndrejaj](https://www.koha.net/tag/zef-ndrejaj) [#qkuk](https://www.koha.net/tag/qkuk) [#IVF](https://www.koha.net/tag/ivf) [#gjinekologji](https://www.koha.net/tag/gjinekologji) [#Shtatzëna](https://www.koha.net/tag/shtatzena)

Artikuj të ngjashëm

- [![Mungojnë 11 barna për ta realizuar IVF-në në QKUK](https://resources.koha.net/images/2026/February/07/d6c29910-7501-4024-8d36-8dcd732dcc42.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 shk 2026 Mungojnë 11 barna për ta realizuar IVF-në në QKUK](https://www.koha.net/arberi/mungojne-11-barna-per-ta-realizuar-ivf-ne-ne-qkuk)
- [![Mbetet i parealizuar premtimi për frytnim të asistuar në QKUK](https://resources.koha.net/images/2025/July/26/d9925926-8006-4a0c-a125-6c0b6f193f0c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 26 kor 2025 Mbetet i parealizuar premtimi për frytnim të asistuar në QKUK](https://www.koha.net/arberi/mbetet-i-parealizuar-premtimi-per-frytnim-te-asistuar-ne-qkuk)
- [![Zemaj: Pacientët detyrohen t’i blejnë vetë barnat, miliona euro të buxhetit për shëndetësi nuk shpenzohen](https://resources.koha.net/images/2026/November/05/79bf5d1f-e6ba-491a-b2bd-a84197fd1595.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 5 nën 2026 Zemaj: Pacientët detyrohen t’i blejnë vetë barnat, miliona euro të buxhetit për shëndetësi nuk shpenzohen](https://www.koha.net/arberi/zemaj-pacientet-detyrohen-ti-blejne-vete-barnat-miliona-euro-te-buxhetit-per-shendetesi-nuk-shpenzohen)

[Arbëri.]() [Ramajli rrëfen takimin me Millosheviqin: Më tha se kush e kalon murin e Serbisë, do ta dëmtojë kokën](https://www.koha.net/arberi/ramajli-rrefen-takimin-me-millosheviqin-me-tha-se-kush-e-kalon-murin-e-serbise-do-ta-demtoje-koken)

[Futboll.]() [Interi fiton derbin, i afrohet në një pikë Lazios](https://www.koha.net/futboll/interi-fiton-derbin-i-afrohet-ne-nje-pike-lazios)

[Arbëri.]() [Ilaz Ramajli në PIKË me Veton Surroin (II)](https://www.koha.net/arberi/ilaz-ramajli-ne-pike-me-veton-surroin-ii)

[Futboll.]() [Asllani në formë, pas golit edhe asiston](https://www.koha.net/futboll/fisnik-asllani-shenon-golin-e-pare-kete-edicion-ne-bundeslige)

[Arbëri.]() [MINTI, tash e dy vjet s’po ia paguan Drenasit hisenë e qirave për Parkun Industrial](https://www.koha.net/arberi/minti-tash-e-dy-vjet-spo-ia-paguan-drenasit-hisene-e-qirave-per-parkun-industrial)

[Basketboll.]() [Ylli fiton bindshëm ndaj Bashkimit](https://www.koha.net/basketboll/ylli-fiton-bindshem-ndaj-bashkimit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Ndrejaj: IVF-ja, e arritura më e madhe e shëndetësisë në Kosovën e pasluftës","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/ndrejaj-ivf-ja-e-arritura-me-e-madhe-e-shendetesise-ne-kosoven-e-pasluftes","datePublished":"2026-03-20T17:15:32+01:00","dateModified":"2026-07-11T11:35:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":463,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Shefi i repartit të Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Zef Ndrejaj, e ka cilësuar futjen e shërbimit të Fertilizimit të Asistuar","url":"https://www.koha.net/arberi/ndrejaj-ivf-ja-e-arritura-me-e-madhe-e-shendetesise-ne-kosoven-e-pasluftes","keywords":"Zef Ndrejaj, qkuk, IVF, gjinekologji, Shtatzëna","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/March/20/cc4a8dd6-cf98-4b97-bb72-57c345a223e8.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
