Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Nagavci: Las reivindicaciones territoriales de Serbia deben ser condenadas con medidas concretas.

Arberie Nagavci

Foto de : Driton Pacharada

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka bërë thirrje për reagim ndërkombëtar ndaj pretendimeve territoriale të Serbisë, mosdorëzimin e kriminelit serb Milan Radoiçiq dhe diskriminimin e shqiptarëve në Serbi.

Nagavci ka përmendur deklaratën e Ivica Daçiqit se flamuri serb do të valojë sërish në Prizren. Ajo e ka quajtur jodeklaratë elektorale por vazhdimësi e pretendimeve territoriale të Serbisë ndaj Kosovës, prej të cilave nuk ka hequr dorë.

“Teksa ne vazhdojmë bashkërendimin me Bashkimin Evropian, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me NATO-n për sigurinë rajonale, Serbia vazhdon me pretendime territoriale, me ndërhyrje politike dhe pandëshkueshmërinë e krimit të organizuar. Përveç paraqitjes në tubim elektoral të kryeterroristit Milan Radoiçiq pavarësisht se i njëjti ka fletëarrest ndërkombëtar të INTERPOL-it, më 7 tetor në Rashkë, Ivica Daçiq deklaroi se flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren dhe Kosova mund të jetë e pushtuar por kurrë e pavarur. Këto nuk janë deklarata elektorale por vazhdimësi e pretendimeve territoriale nga të cilat Beogradi nuk ka hequr dorë”, ka deklaruar Nagavci,

Nagavci gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, në deklarimin jashtë rendit të ditës ka thënë se Këshilli i Evropës dhe institucionet ndërkombëtare duhet ta dënojnë me masa konkrete Serbinë.

“Këshilli i Evropës dhe institucionet ndërkombëtare duhet të dënojnë pretendimet territoriale të Kosovës, mosdorëzimin e përgjegjësve të sulmit të Banjskës dhe diskriminim e shqiptarëve në Serbi. Dënimi duhet të shoqërohet me masa konkrete dhe përgjegjësi shtetërore”, ka deklaruar Nagavci.

Leer otras actualizaciones
Asamblea de Kosovo - 15 de noviembre

El Parlamento celebra sesión y revisa el proyecto de ley sobre prevención del blanqueo de capitales.