Profesori i ekonomisë, Shkumbin Misini ka thënë se me ndryshimin e çmimit të naftës, sikurse edhe zakonisht ndryshon çdo çmim tjetër.
Sipas profesorit Misini, zakonisht nga këto ndryshime më së shumti preken vendet e varfëra e Kosova është një prej tyre.
Në emisionin “tre8tre” në KTV, Misini është shprehur se si masë lehtësuese për ta përballuar koston e lartë, vendet e zhvilluara hoqën TVSH-në e akcizën, por Kosova jo.
“Ne prekemi më së shumti për shkak të importit të lartë sepse një ndryshim i çmimeve globale neve na shkakton probleme të brendshme. Nuk kemi pasur ndonjë politikë adekuate profesionale për ta zbutur inflacionin. Nuk është hequr akciza, nuk është hequr TVSH-ja dhe pjesë e përgjegjësisë është Qeveria e Kosovës. Si ka mundësi që vendet më të zhvilluara të botës i kanë larguar akcizën dhe TVSH-në, si Greqia, Italia e të tjera, ndërsa në Kosovë nuk ka ndodhur një gjë e tillë”, ka thënë Misini.
Misini ka përsëritur se faktori kryesor për ndryshimin e çmimeve në përgjithësi mbetet nafta pasi shumica e bizneseve qoftë edhe në mënyrë indirekte si lëndë të parë e kanë naftën.
Ditëve të fundit në Kosovë, çmimi i naftës shkoi deri në 1.95 euro për liftër.
“Faktori kryesor është nafta, nuk do të thotë që nafta e rritë vetëm çmimin e biletave. Çdo gjë do të rritë nafta. Edhe tash e ke aktualisht çmimin e hekurit shumë të lartë dhe ndikon drejtpërdrejt të kostoja e ndërtuesve. Shumica e bizneseve e kanë si lëndë të parë naftën, së paku në mënyrë indirekte. Nëse ndryshon çmimi i naftës, çdo gjë ndryshon”, ka deklaruar Misini.
El Ministerio de Comercio Internacional e Industria (MINTI) ha justificado el aumento del precio del combustible con la escalada del conflicto en Oriente Medio y el incremento de los precios de los suministros, haciendo hincapié en que esto no es consecuencia de las fluctuaciones de precios dentro del país.
Drejtuesit e kësaj ministrie gjithashtu thanë se inspektorati kryen kontrolle ditore dhe, nëse shihen tendenca për abuzim, ministrja do ta rimarrë përsëri vendimin për përcaktimin e marzhës së çmimeve maksimale.