Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

El Ministerio de Salud y SHSKUK están siendo investigados por falta de medicamentos.

ministerio saludable

Mungesa e barnave në klinikat e QKUK-së, që për muaj të tërë i ka detyruar pacientët t’i blejnë vetë terapitë, tashmë është pjesë e hetimit nga Avokati i Popullit. Nën hetim janë Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK-ja, ndërsa për herë të parë do të shqyrtohet edhe mundësia e kompensimit të pacientëve për shpenzimet që kanë bërë

Mungesat e vazhdueshme të barnave dhe detyrimi i pacientëve për t’i siguruar ato me shpenzimet e tyre kanë bërë që Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës të jenë pjesë e hetimit nga Avokati i Popullit.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Petrit Çollaku, ka thënë se hetimi ka nisur ditë më parë, me iniciativë të vetë Avokatit të Popullit pas raportimeve në media për problemet me furnizimin me barna.

“Avokatin e Popullit e ka shtyrë iniciativa e tij për të parë se si qëndron me të vërtetë situata kur vijnë në pyetje të drejtat e pacientëve, pra posaçërisht me Listën Esenciale të Barnave. Ankesa nuk është që kemi të regjistruara në institucionin e Avokatit të Popullit, por thjesht, duke parë raportimet në media për këto telashe që kanë pacientët, Avokati thjesht ka vendosur që të hapet një hetim sipas detyrës zyrtare, të shikohet e tërë situata në përgjithësi, ku janë ato ngecje, ku janë ato probleme”, ka thënë ai.

Sipas Çollakut, hetimi nuk do të kufizohet vetëm te Lista Esenciale e Barnave, por do të përfshijë edhe pajisjet dhe produktet. Një tjetër çështje që do të trajtohet është kompensimi i pacientëve për shpenzimet e bëra për blerjen e terapive që duhet t’i sigurojë shteti.

“Fokusi i hetimit ka të bëjë pra me Listën Esenciale, do të zgjerohet edhe për pajisje dhe produkte të tjera nëpër reparte të ndryshme në SHSKUK, por hetimi do të fokusohet edhe në çështjen e kompensimit të pacientëve dhe natyrisht do të shikohet edhe rregullativa ligjore se si kjo do të rregullohet dhe ndoshta bëhen rekomandime edhe për nxjerrjen e ndonjë normative juridike”, ka thënë Çollaku.

Çollaku u ka bërë thirrje pacientëve që pretendojnë se u janë shkelur të drejtat, përfshirë ata që janë detyruar t’i blejnë vetë barnat e Listës Esenciale, t’i drejtohen këtij institucioni me ankesa dhe dokumentacionin përkatës.

“Qytetarët gjithherë, kur pretendojnë se një e drejtë e tyre është shkelur nga veprimet apo mosveprimet e autoriteteve publike, mund të vijnë tek institucioni i Avokatit të Popullit dhe të paraqesin ankesë. Kryesisht kërkohen të gjitha dokumentet që mbështesin ankesën e palës. Mirëpo, tani që ky hetim ka nisur, besoj që do të përfshihen të gjitha ato çështje që ndërlidhen dhe që kanë qenë të ndërlidhura me njëra-tjetrën, dhe besoj që ky raport do t’i shpërfaqë rekomandimet konkrete se çfarë duhet të veprojë një institucion publik”, ka thënë ai.

KOHA ka raportuar vazhdimisht për mungesat e barnave dhe materialeve medicinale në klinikat e QKUK-së, për çka pacientët janë detyruar t’i përballojnë vetë shpenzimet për trajtim.

Gjatë këtij viti, përveç terapive që në tregun privat kushtojnë me mijëra euro, janë raportuar edhe mungesa të materialeve të nevojshme për ndërhyrje kirurgjike, përfshirë penjtë për sallat operative.

Problemet me furnizimin janë evidentuar edhe në Raportin Final të Auditimit të Brendshëm për vitin 2025 dhe për shtatë muajt e parë të vitit 2026. Në këtë raport janë konstatuar mangësi në planifikimin, furnizimin, menaxhimin dhe monitorimin e barnave dhe materialeve medicinale.

Të mërkurën, KOHA raportoi për vdekjen e një pacienteje që përballej me kancer të gjirit. Shoqata e Pacientëve me Kancer të Gjirit, “Renesansa”, njoftoi se pacientja humbi betejën me kancerin, pasi për katër muaj mbeti pa medikamentin “Palbociclib”. Shqetësimin për mungesë terapie ndër muaj e pati shprehur vetë pacientja në deklarata për KOHËN.

E drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka konfirmuar mungesën e ilaçit për një periudhë prej dy muajsh. Kurtishi ka thënë se planifikimi për këtë terapi ka qenë për 40 pacientë e në praktikë janë trajtuar 80 pacientë, duke çuar sipas tij te shpenzimi i parakohshëm i barit.

Mungesa e barnave ka nxitur shumë reagime. Madje, përfaqësues të partive opozitare kanë ftuar në interpelancë ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili në seancën e së enjtes është marrë me raportimet e KOHËS, e jo për arsyet e mungesës së barnave.

Funcionarios del Ministerio han afirmado repetidamente que el presupuesto para medicamentos esenciales que se proporcionan gratuitamente ha aumentado. Sin embargo, a pesar de esto, los medicamentos siguen escaseando. KOHA solicitó ayuda al Ministerio de Finanzas, pero en respuesta se le indicó que debía dirigirse al Ministerio de Salud.

Edhe pacientë të tjerë janë detyruar të paguajnë nga xhepi për barna që duhet të jenë të qasshme përmes sistemit publik shëndetësor.

Avastina es otra terapia que lleva casi dos meses agotada y cuyo precio alcanza los 1.000 euros. Dabrafenib, que cuesta hasta 1.500 euros, también lleva aproximadamente dos meses agotado.

La escasez de medicamentos también ha afectado a 177 pacientes de diálisis. Según los pacientes, las tabletas de Sevelamer, cuya caja cuesta alrededor de 90 euros, llevan tres meses desaparecidas.

De mayo a septiembre, Bikaderi, una terapia utilizada para tratar a pacientes con cáncer de próstata, también estuvo ausente.

Mientras tanto, la Clínica Oncológica lleva más de un mes sin Dabrafenib, un tratamiento utilizado para varios tipos de cáncer, incluidos algunos casos de cáncer de piel. Para obtenerlo, los pacientes deben pagar hasta 1.600 euros.

El propio ministro Vitia ha admitido que, debido a lo que él denominó "dobles implicaciones presupuestarias", a veces hay escasez de estos medicamentos.