Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

El Ministerio de Justicia solicita al proyecto de ley que limite el mandato del complejo de la Fiscalía Especial.

gobierno

Pas analizës që Ministria e Drejtësisë i ka bërë projektligjit me të cilin synohet kufizimi i mandatit të Gjykatës Speciale, ka nxjerrë përfundimin se çështja është komplekse, dhe analiza e mëtejme duhet bërë nga Kuvendi. Në dosjen e siguruar nga KOHA ndodhet edhe opinioni i Zyrës së Kryeministrit dhe ai i Ministrisë së Financave.

Qeveria ia ka bashkëngjitur tri dokumente projektligjit të propozuar nga PDK-ja, me të cilin synohet ndryshimi i ligjit në fuqi për Gjykatën Speciale.

Në njërin prej tyre, Ministria e Drejtësisë ia ka hedhur përgjegjësinë Kuvendit për të bërë vlerësimet e mëtejshme për projektligjin.

Opinioni ligjor që kjo ministri e ka finalizuar, e një kopje të të cilit e ka siguruar KOHA, thekson se çështja është komplekse, meqë ndërthur një sërë rregullimesh juridike të natyrave të ndryshme.

“Ndryshimet e propozuara ndërlidhen njëkohësisht me çështje kushtetuese, me funksionimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, me detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, me marrëveshjet ndërkombëtare përkatëse, si dhe me procedurat gjyqësore në zhvillim”, thuhet në opinionin ligjor të Ministrisë së Drejtësisë.

Megjithëkëtë, sipas Ministrisë së Drejtësisë, ndryshimet për të kufizuar mandatin e Speciales nuk paraqesin në vetvete kolizion të drejtpërdrejtë me legjislacionin tjetër që rregullon sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Dokumenti tjetër është opinion për përputhshmërinë me legjislacionin e Bashkimit Evropian, të cilin e ka nxjerrë Zyra e Kryeministrit. Ai flet në superlativ për përmbajtjen.

“Projektligji synon të krijojë mekanizma të strukturuar institucionalë, kornizë të qartë juridiksionale, të ruajë garancitë e gjykimit të drejtë, paanshmërinë gjyqësore dhe sundimin e ligjit bazuar në aktet ligjore të së drejtës ndërkombëtare dhe të BE-së për pavarësinë gjyqësore dhe drejtësinë penale”, thuhet në opinionin e Divizionit të së Drejtës së BE-së në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Dokumenti i tretë i përket Ministrisë së Financave. Ky institucion nuk ka arritur të saktësojë se cili do të jetë impakti financiar, në rast se ndodhin ndryshimet në Ligjin për Specialen. Por, në të theksohet se kostot shtesë që mund të dalin, duhet të adresohen nga Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial me planifikimet e rregullta buxhetore për vitet fiskale respektive.

Mbrëmë, Qeveria dha mendimin se nuk ka pengesa ligjore për procedimin tutje të projektligjit me të cilin i kufizohet juridiksioni lëndor, ai kohor dhe juridiksioni territorial Speciales.