Administratorët që u evidentuan për shkelje gjatë Provimit të Maturës Shtetërore të mbajtur në qershor janë përjashtuar nga angazhimet e ardhshme në administrimin e provimeve. Megjithatë, ndaj 83 prej tyre nuk janë shqiptuar gjobat e parapara me Ligjin e ri për Maturën Shtetërore, i cili ka hyrë në fuqi pak ditë para zhvillimit të provimit. Ministria e Arsimit arsyetohet me mungesën e akteve nënligjore, ndërsa njohësit e arsimit e shohin këtë si zbatim të mangët të ligjit që në rastin e parë
83 administratorë të angazhuar në Provimin e Maturës Shtetërore në qershor, për të cilët është evidentuar se nuk kanë vepruar në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre gjatë procesit të testimit, i cili u karakterizua edhe me raste të kopjimit do të shpëtojnë pa u ndëshkuar.
E vetmja masë ndëshkuese e shqiptuar ndaj këtyre administratorëve është largimi i tyre nga angazhimet e ardhshme në administrimin e provimeve shtetërore.
Kjo, pasi Ligji për Provimin e Maturës Shtetërore, i cili ia ka dhënë Inspektoratit të Arsimit kompetencën për shqiptimin e sanksioneve kundërvajtëse, ka hyrë në fuqi pak ditë para zhvillimit të provimit.
Udhëheqësi i Divizionit për Standard, Monitorim dhe Vlerësim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, ka thënë se ligji ka qenë funksional vetëm nga afati i dytë i mbajtjes së Testit të Maturës.
“18 nxënësit e larguar në afatin e dytë mund të hynë në afatin tjetër. Nga ky afat inspektorati ka pas funksionin sipas ligjit të ri. 83 administrues janë larguar nga procesi në afatin e qershorit. Ata nuk do të angazhohen në të ardhmen”, ka thënë ai.
Por mosmarrja e masave ndëshkuese është kritikuar nga aktivistë të shoqërisë civile dhe njohës të arsimit.
Drejtori i organizatës ETEA, Agon Ahmeti, thotë se vendimi i Ministrisë e vë në pikëpyetje zbatimin e ligjit të ri që në rastin e parë.
Sipas tij, një nga ndryshimet kryesore të ligjit ishte ashpërsimi i masave ndaj administratorëve që keqpërdorin detyrën.
“Një prej ndryshimeve kryesore dhe më të mirëpritura të ligjit ishte pikërisht ashpërsimi i masave ndaj administratorëve që keqpërdorin detyrën, përfshirë rritjen e gjobave nga 150–300 euro në 1,000–2,000 euro. Prandaj, arsyetimi i Ministrisë se këto masa nuk mund të zbatohen për shkak të mungesës së akteve nënligjore është zhgënjyes dhe duket edhe i paqëndrueshëm. Ligji është miratuar në prill dhe ka hyrë në fuqi në fund të majit 2026, ndaj ka pasur kohë që infrastruktura e nevojshme nënligjore të trajtohej para zhvillimit të provimit”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti i referohet edhe nenit 26 të ligjit, i cili përcakton vazhdimin e zbatimit të akteve nënligjore të mëparshme, për aq sa ato nuk bien ndesh me ligjin e ri. Ai kërkon nga Ministria të sqarojë pse ky mekanizëm nuk është përdorur edhe për rastet e këtij viti.
“Neni 26 përcakton se aktet nënligjore të nxjerra sipas ligjit të mëparshëm vazhdojnë të mbesin në fuqi për aq sa nuk janë në kundërshtim me ligjin e ri. Nëse me ligjin e mëparshëm dhe aktet përkatëse ka ekzistuar mundësia e ndëshkimit të administratorëve dhe ajo është zbatuar edhe në të kaluarën, atëherë MASH-i duhet të sqarojë pse ky mekanizëm kalimtar nuk ka mundur të përdoret edhe për rastet e këtij viti?”, ka thënë ai.
E njohësi i arsimit, Xhavit Rexhaj, ka thënë se personat e identifikuar do të duhej të largoheshin nga puna në arsim, duke vlerësuar se pas dy-tre vjetësh, shkeljet e tilla do të mund të binin në zero.
“Njerëzit e tillë e sjellin në pyetje jo vetëm besueshmërinë e testeve nacionale, ata krijojnë modele të patolerueshme të sjelljes për nxënësit dhe kolegët, i dëmtojnë nxënësit që mësojnë për të përfituar pa meritë te të tjerët, e zhvleftësojnë konceptin e punës e të mësimit, e zbehin besim e popullit ndaj sistemit të arsimit, e të tjera. Personalisht, rastet e identifikuara do t’i largoja nga puna në arsim. Pas dy-tre vjetësh shkeljet e tilla do të binin në zero. Kush thotë që nuk ka bazë ligjore për sanksione? Në kontratë u shkruan të gjithëve se pasojnë dënime për shkelje të rënda në kryerjen e detyrës!”, ka thënë Rexhaj.
El 20 de junio, alrededor de 19.000 graduados de bachillerato presentaron el examen de Matura. De ellos, 45 fueron penalizados y excluidos de la prueba por estar involucrados en trampas, mientras que 13.318 graduados de bachillerato aprobaron el examen.
Në afatin e dytë që u mbajt më 29 gusht, 4 mijë e 433 kandidatë iu nënshtruan të Testit të maturës e vetëm 2 mijë e 444 e kaluan me sukses apo 55.1 për qind e tyre.