---
description: Ermal Nufi, ministër i Mbrojtjes në Shqipëri, ka thënë se siguria e Kosovës është e garantuar nga aleanca ushtarake më e fortë në botë, për aq sa misioni i KFOR
title: "Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë: Siguria e Kosovës e garantuar nga aleanca më e fortë në botë"
image: https://resources.koha.net/images/2026/March/19/f6e9123b-342b-4c91-9889-7499a706089c.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë: Siguria e Kosovës e garantuar nga aleanca më e fortë në botë

![Ermal Nufi, ministër i Mbrojtjes në Shqipëri,](https://resources.koha.net/images/2026/March/19/f6e9123b-342b-4c91-9889-7499a706089c.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Arkiv

- 19 mars 2026 17:21
- Shpërndaje në:

- 19 mars 2026 17:21
- Shpërndaje në:

Ermal Nufi, ministër i Mbrojtjes në Shqipëri, ka thënë se siguria e Kosovës është e garantuar nga aleanca ushtarake më e fortë në botë, për aq sa misioni i KFOR-it vazhdon të jetë aktiv.

Në një deklaratë për media pas mbledhjes së Qeverisë të enjten, Nufi është pyetur për stërvitjet që Ushtria e Serbisë po kryen në kufi me Kosovën.

“Së pari Republika e Serbisë i mitigon të gjitha rreziqet që ajo i pretendon si të sajat, në përputhje me dokumentet e veta strategjike. Republika e Shqipërisë nga ana e saj, të gjitha politikat e sigurisë i ka në përputhje me aleancën në të cilën bën pjesë, aleancën ushtarake të NATO-s, që është më e forta në botë. Qytetarët shqiptarë të jenë të sigurt se e gjithë doktrina, e gjithë përgatitja jonë është në përputhje dhe koordinim të plotë me NATO-n dhe në këtë pikë siguria e qytetarëve shqiptarë, por edhe siguria e Republikës së Kosovës, për sa kohë kemi atje një forcë të mandatuar si KFOR, në përputhje me rezolutat e Kombeve të Bashkuara, është e garantuar gjithashtu nga aleanca ushtarake më e fortë në botë”, ka thënë Nufi.

Ai ka thënë se shqetësimet që mund të perceptohen në rajon, për Shqipërinë përkthehen vetëm si qasje e koordinimit me aleancën dhe partnerët.

Për stërvitjet e Ushtrisë së Serbisë kanë reaguar edhe autoritetet e Kosovës. Ato e kanë cilësuar provokim. Megjithatë, KFOR-i ka thënë se ato janë aktivitete rutinë dhe nuk përbën kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

[Edhe ![Kosova dhe Shqipëria zotohen për bashkëprodhim të arsenalit ushtarak](https://resources.koha.net/images/2026/April/17/9ddfbcc8-80f5-4bca-8dea-ce0f78072bb6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 pri 2026 Kosova dhe Shqipëria zotohen për bashkëprodhim të arsenalit ushtarak](https://www.koha.net/arberi/kosova-dhe-shqiperia-zotohen-per-bashkeprodhim-te-arsenalit-ushtarak)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në disa raste ka thënë pa ndërlidhur fakte se një marrëveshje e vitit të shkuar në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, për bashkëpunim ushtarak, është e drejtuar kundër Serbisë. Madje ai ka thënë se “Serbia po përgatitet për sulm të mundshëm nga kjo aleancë”.

Përherë, ky pretendim është hedhur poshtë nga udhëheqësit e tri shteteve të aleancës. Të tria shtetet kanë bërë të qartë se marrëveshja nuk është kundër askujt dhe as kërcënim për integritetin territorial të ndokujt.

[#Ermal Nufi](https://www.koha.net/tag/ermal-nufi) [#ministria e mbrojtjes](https://www.koha.net/tag/ministria-e-mbrojtjes) [#aleanca ushtarake](https://www.koha.net/tag/aleanca-ushtarake) [#marreveshja kosove-kroaci-shqiperi](https://www.koha.net/tag/marreveshja-kosove-kroaci-shqiperi) [#Serbia](https://www.koha.net/tag/serbia)

Artikuj të ngjashëm

- [![Nufi: S’ka ndryshim në planet e KFOR-it për Kosovën](https://resources.koha.net/images/2026/April/17/048d089d-b345-474b-b8a2-5f37418e176f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 pri 2026 Nufi: S’ka ndryshim në planet e KFOR-it për Kosovën](https://www.koha.net/arberi/ministri-i-mbrojtjes-i-shqiperise-sot-ne-kosove)
- [![Shqipëria nis kontingjentin e parë të helikopterëve për misionin e KFOR-it](https://resources.koha.net/images/2026/October/21/ae5d1499-04bc-4b4e-80f6-1c5f15d337a6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 tet 2026 Shqipëria nis kontingjentin e parë të helikopterëve për misionin e KFOR-it](https://www.koha.net/arberi/shqiperia-nis-kontingjentin-e-pare-te-helikoptereve-per-misionin-e-kfor-it)
- [![Maqedonci: Qytetarët të ndihen të sigurt, FSK-ja çdo ditë e më e fortë](https://resources.koha.net/images/2025/November/12/dbe67089-679d-4b9d-9ead-338507500f7b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 26 kor 2026 Maqedonci: Qytetarët të ndihen të sigurt, FSK-ja çdo ditë e më e fortë](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/maqedonci-qytetaret-te-ndihen-te-sigurt-fsk-ja-cdo-dite-e-me-e-forte)
- [![Maqedonci: Kosova është e sigurt e FSK-ja çdo ditë më e fortë](https://resources.koha.net/images/2026/July/26/1fcfbb8c-5e1d-4816-b9b9-b4106e7bd84e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 26 kor 2026 Maqedonci: Kosova është e sigurt e FSK-ja çdo ditë më e fortë](https://www.koha.net/arberi/maqedonci-kosova-eshte-e-sigurt-e-fsk-ja-cdo-dite-me-e-forte)

[Arbëri.]() [Nga nesër ndërprehen linjat e trenave për shkak të grevës](https://www.koha.net/arberi/nga-neser-nderprehen-linjat-e-trenave-per-shkak-te-greves)

[Futboll.]() [Unitedi pranon dy gola për katër minuta](https://www.koha.net/futboll/unitedi-pranon-dy-gola-per-kater-minuta)

[Futboll.]() [Lille nuk e lë PSG-në të shkëputet në krye](https://www.koha.net/futboll/lille-nuk-e-le-psg-ne-te-shkeputet-ne-krye)

[Luftarake.]() [Kosova fiton medalje të artë në Ballkanikun e karatesë](https://www.koha.net/luftarake/kosova-fiton-medalje-te-arte-ne-ballkanikun-e-karatese)

[Arbëri.]() [Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta](https://www.koha.net/arberi/mot-i-vranet-e-me-reshje-shiu-kete-jave-por-me-temperatura-me-te-larta)

[Futboll.]() [Brightoni fiton dhe del në pozitën e dytë](https://www.koha.net/futboll/brightoni-fiton-dhe-del-ne-poziten-e-dyte)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë: Siguria e Kosovës e garantuar nga aleanca më e fortë në botë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/ministri-i-mbrojtjes-i-shqiperise-siguria-e-kosoves-e-garantuar-nga-aleanca-me-e-forte-ne-bote","datePublished":"2026-03-19T17:21:53+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:05:08+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":400,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ermal Nufi, ministër i Mbrojtjes në Shqipëri, ka thënë se siguria e Kosovës është e garantuar nga aleanca ushtarake më e fortë në botë, për aq sa misioni i KFOR","url":"https://www.koha.net/arberi/ministri-i-mbrojtjes-i-shqiperise-siguria-e-kosoves-e-garantuar-nga-aleanca-me-e-forte-ne-bote","keywords":"Ermal Nufi, ministria e mbrojtjes, aleanca ushtarake, marreveshja kosove-kroaci-shqiperi, Serbia","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/March/19/f6e9123b-342b-4c91-9889-7499a706089c.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
