---
description: Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar të enjten nga Prokuroria Speciale lidhur me dyshimet për shpëlarje të parave, shmangie nga t
title: Martin Berishaj u intervistua nga Prokuroria Speciale për tri vepra penale
image: https://resources.koha.net/images/2022/November/17/berishaj1668709398.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Martin Berishaj u intervistua nga Prokuroria Speciale për tri vepra penale

![Martin Berishaj](https://resources.koha.net/images/2022/November/17/berishaj1668709398.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 26 qershor 2025 15:10
- Shpërndaje në:

- 26 qershor 2025 15:10
- Shpërndaje në:

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar të enjten nga Prokuroria Speciale lidhur me dyshimet për shpëlarje të parave, shmangie nga tatimi dhe mosraportim të pasurisë.

[Berishaj ishte intervistuar për të njëjtat vepra penale edhe në mars të këtij viti.](https://www.koha.net/arberi/prokuroria-speciale-ambasadori-berishaj-u-intervistua-me-dyshimet-per-tri-vepra-penale)

“Martin Berishaj është intervistuar të enjten nga Prokuroria Speciale, në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj tij lidhur me veprat penale ‘Shpëlarje e parave’, ‘Shmangie nga Tatimi’ dhe ‘Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’”, ka njoftuar Prokuroria.

Përfaqësuesi ligjor i tij, Tomë Gashi, ka thënë se Berishaj ka dhënë deklaratë sqaruese.

“Për t’i ndihmuar Prokurorisë Speciale të Kosovës, sot z. Martin Berishaj ka dhënë deklaratë sqaruese me të cilën ne besojmë që i ka ndihmuar Prokurorisë për të eliminuar çdo dyshim për aferën e ndërtuar nga gazetari serb i afërm me shërbimin sekret të Serbisë me qëllim të dëmtimit të reputacionit të profesorit Martin Berishaj...”, ka shkruar Gashi në Facebook.

[#Martin Berishaj](https://www.koha.net/tag/martin-berishaj) [#Prokuroria Speciale](https://www.koha.net/tag/prokuroria-speciale) [#hetim](https://www.koha.net/tag/hetim) [#vepra penale](https://www.koha.net/tag/vepra-penale)

Artikuj të ngjashëm

- [![Ambasadori Berishaj intervistohet si i dyshuar për shpëlarje parash](https://resources.koha.net/images/2022/November/17/berishaj1668709398.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 26 qer 2025 Ambasadori Berishaj intervistohet si i dyshuar për shpëlarje parash](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/ambasadori-berishaj-intervistohet-si-i-dyshuar-per-shpelarje-parash)
- [![Aktakuzë për shpëlarje parash ndaj një personi, Prokuroria kërkon shuarjen e biznesit të tij](https://resources.koha.net/images/2019/December/11/aktakuze1576056307.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 26 qer 2025 Aktakuzë për shpëlarje parash ndaj një personi, Prokuroria kërkon shuarjen e biznesit të tij](https://www.koha.net/kronike/aktakuze-per-shpelarje-parash)
- [![Prokuroria nis hetimet pas raportimeve për përfshirje të Berishajt në transportin e votave](https://resources.koha.net/images/2022/November/17/berishaj1668709398.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 shk 2025 Prokuroria nis hetimet pas raportimeve për përfshirje të Berishajt në transportin e votave](https://www.koha.net/arberi/prokuroria-nis-hetimet-pas-raportimeve-per-perfshirje-te-ambasadorit-berishaj-ne-transportin-e-votave)
- [![Arrestohet një i dyshuar për 1 milion eurot që u kapën në kufi, tha se ishin të tij por s’dihet nga i erdhën](https://resources.koha.net/images/2026/October/24/d0a08081-055e-4429-9148-760fc55f5092.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 24 tet 2026 Arrestohet një i dyshuar për 1 milion eurot që u kapën në kufi, tha se ishin të tij por s’dihet nga i erdhën](https://www.koha.net/kronike/arrestohet-nje-i-dyshuar-per-1-milion-eurot-qe-u-kapen-ne-kufi-tha-se-ishin-te-tij-por-sdihet-nga-i-erdhen)
- [![Mbrojtja kërkon lirimin e Thaçit e katër të tjerëve në rastin për pengim të drejtësisë](https://resources.koha.net/images/2026/March/02/65a4b39a-51a3-4365-8b13-487cba064e1e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 14 sht 2026 Mbrojtja kërkon lirimin e Thaçit e katër të tjerëve në rastin për pengim të drejtësisë](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/mbrojtja-kerkon-lirimin-e-thacit-e-kater-te-tjereve-ne-rastin-per-pengim-te-drejtesise)

[Kronikë.]() [Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt](https://www.koha.net/kronike/arrestohet-albert-sylaj-i-dyshuari-per-vrasjen-e-arlinda-zekajt)

[Arbëri.]() [Vrasja e Zekajt, Sijarina: Komisioni hetimor strategji e Qeverisë për të blerë kohë](https://www.koha.net/arberi/vrasja-e-zekajt-sijarina-komisioni-hetimor-strategji-e-qeverise-per-te-blere-kohe)

[Futboll.]() [Sabitzer ia siguron Dortmundit fitoren](https://www.koha.net/futboll/sabitzer-ia-siguron-dortmundit-fitoren)

[Futboll.]() [Kolni kalon tutje, El Mala shkëlqen me dy gola](https://www.koha.net/futboll/kolni-kalon-tutje-el-mala-shkelqen-me-dy-gola)

[Futboll.]() [Como vazhdon me fitore](https://www.koha.net/futboll/como-vazhdon-me-fitore)

[Futboll.]() [Roma kthehet te fitorja](https://www.koha.net/futboll/roma-kthehet-te-fitorja)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Martin Berishaj u intervistua nga Prokuroria Speciale për tri vepra penale","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/martin-berishaj-u-intervistua-nga-prokuroria-speciale-per-tri-vepra-penale","datePublished":"2025-06-26T15:10:39+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:30:09+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":196,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar të enjten nga Prokuroria Speciale lidhur me dyshimet për shpëlarje të parave, shmangie nga t","url":"https://www.koha.net/arberi/martin-berishaj-u-intervistua-nga-prokuroria-speciale-per-tri-vepra-penale","keywords":"Martin Berishaj, Prokuroria Speciale, hetim, vepra penale","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2022/November/17/berishaj1668709398.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
