Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ukë Rugova, ka deklaruar se së shpejti do të ketë një emër të një presidenti konsensual.
Rugova ka thënë se një gjë e tillë shpreson që të ndodhë së shpejti, teksa është shprehur se vetë ai nuk është në këtë fazë për të qenë emër për këtë post.
“Besoj që shpejt do të kemi një emër të një presidenti konsensual. Uroj që të jetë gjatë kësaj jave, ashtu siç e tha edhe kongresisti DeGuardi, dhe besoj që si popull kemi mjaft emra të përgatitur për të qenë president. Unë nuk jam, atë e vendos dikush tjetër, por vet nuk jam në këtë fazë. Ne jemi në shërbim të popullit të Kosovës dhe jemi të gatshëm për të gjitha, por jo në këtë fazë. Besoj që ka emra të tjerë më të mirë e më të përgatitur për t’i shërbyer në këtë fazë Kosovë”, ka thënë Rugova për KosovaPress.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje po vazhdojnë tash e një kohë diskutimet për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Në fillim të bisedimeve, LDK-ja pati instistuar që posti i presidentit t’i takojë kësaj partie, si balancë demokratike.
E në takimin e fundit që Kurti e pati me Abdixhikun, Vjosa Osmanin dhe Lutfi Hazirin, u deklaruan se janë pajtuar për profilin e presidentit të ardhshëm të vendit dhe se në takimin e radhës do të shkojnë me emra konkret.
-
Incluso la tercera reunión Kurti-Abdixhiku no trae resultados concretos para el presidente
-
El despertar del pueblo en 1990: Con dos dedos por la libertad...
-
Xhafer Shatri: Aquí hay una lista de cosas que no se han dicho hasta ahora.
-
¿Por qué Ibrahim Rugova no terminó sus frases?
-
Gucati: Apoyamos la "Marcha por la Libertad", pero no podemos estar donde Vetëvendosje sea invitada.