Deputetët e Aleancës, Burim Ramadani dhe Time Kadriaj kanë mbajtur një konferencë për media në të cilën kanë folur për zhvillimet e fundit politike në vend.
Kadriaj ka deklaruar se pas takimit të mbrëmshëm mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka munguar transparenca.
Ndërkohë duke folur për qëndrimin e Aleancës, Kadriaj ka thënë se e kanë biseduar me kolegët që ta shtojnë edhe një kusht, atë për zhbërjen e Ligjit për Shtetësinë, krahas gjashtë të tjerave të cilat i kanë parashtruar.
Kryeministri Kurti e ka ftuar Aleancën në takim por nuk i është përgjigjur për kushtet e parashtruara nga ky subjekt politik.
“Çka është diskutuar për tri orë në një tavolinë nëse nuk e kanë një marrëveshje politike. Ne nuk mund ta ndalim LDK-në që të ketë një marrëveshje mirëpo le të jenë transparentë. Nuk mund ta pengojmë një marrëveshje por nëse e kanë një të tillë, le të vijnë në Kuvend dhe ta konstituojnë Kuvendin, të mos e shkelin Kushtetutën dhe pse jo ta bëjnë edhe presidentin. E kemi diskutuar edhe me kolegët e Aleancës, ndoshta është mirë të shtohet edhe një kusht, që të zhbëhet Ligji për Shtetësinë e Kosovës. Është një ligj i cili po e dëmton Kosovën”, ka thënë Kadriaj.
-
¿Qué ocurrió anoche en la sesión presidencial?
-
Joseph: Ningún gobierno de Kosovo puede permitirse el lujo de volverse hostil a Estados Unidos.
-
Osmani: Si VV me nominara como único candidato, sería reelegido presidente.
-
Se están recibiendo nuevas pruebas materiales en el caso del triple asesinato en Gllogjan.
-
El aumento de los precios del petróleo es imparable.