Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Kurti de nuevo: La Constitución no evita las elecciones.

Albin Kurti

Foto de : Driton Pacharada

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit, se marrëveshja politike e arritur më herët (me LDK-në) duhet të sigurojë edhe votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit.

Kurti ka thënë se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë së re nuk do t’i shmangnin zgjedhjet e reja nëse nuk arrihet të zgjedhet edhe presidenti i vendit.

“Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk i eviton zgjedhjet e reja, nëse nuk e zgjedhim edhe Presidentin. E për ta zgjedhur presidentin, ose presidenten, neve na duhet që t’i kemi dy të tretat, që kuorumi të jetë i pranishëm në Kuvend, tash Kuvendi i konstituuar kur të bëhet legjislatura në dhjetë, por marrëveshja politike duket që s’ka qenë e mjaftueshme, andaj ne e kemi të domosdoshme që t’i kemi aty të gjithë deputetët e marrëveshjes, për kandidatin tonë të përbashkët, profesor Bekim Sejdiun, ose të kemi edhe deputetë shtesë. Pra, kjo është shumë e rëndësishme, por meqenëse kemi marrëveshje politike dhe kryesuesi i seancës, deputeti më i moshuar Avni Dehari e ka thirrur seancën konstituive, ne i përgjigjemi pozitivisht asaj”, tha Kurti.

Pavarësisht marrëveshjes, gjashtë deputetë të LDK-së kanë dalë kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president. Tani votat nuk janë të sigurt pasi pa votat e tyre, nuk garantohet qëndrimi i 80 deputetëve në sallë siç kërkohet për dy rundet e para të votimit të presidentit.

Leer otras actualizaciones
El parlamento de Kosovo

EN VIVO: Continuación de la sesión constitutiva