---
description: Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur mbi artikullin e shumëpërfolur ku bashkautor ka qenë kryeparlamentari Dimal Basha e në të cilin ka deklarata kundë
title: "Kurti: Problemet sot i kemi prej vendimeve të qeverive të kaluara, jo nga artikulli i Bashës"
image: https://resources.koha.net/images/2025/August/06/6d21f999-918f-4a36-b077-420495d68d70.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Kurti: Problemet sot i kemi prej vendimeve të qeverive të kaluara, jo nga artikulli i Bashës

![Albin Kurti](https://resources.koha.net/images/2025/August/06/6d21f999-918f-4a36-b077-420495d68d70.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 29 gusht 2025 13:48
- Shpërndaje në:

- 29 gusht 2025 13:48
- Shpërndaje në:

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur mbi artikullin e shumëpërfolur ku bashkautor ka qenë kryeparlamentari Dimal Basha e në të cilin ka deklarata kundër UÇK-së. Ai e ka quajtur “deformim” e “keqinterpretim” leximin e artikullit në publik, teksa ka theksuar se Basha s’ka qenë autor i atij kapitulli kundër UÇK-së.

Ai ka hedhur kritika ndaj qeverive të kaluara duke thënë se janë vendimet e atyre qeverive që i kanë shkaktuar probleme Kosovës, dhe se të tilla s’po i shkakton artikulli me bashkautor Bashën.

“Unë besoj që problemet që i kemi sot në Kosovë nuk i kemi nga një deformim e keqinterpretim i një artikulli me bashkautorësi ku ky nuk është autor i atij kapitulli të para më shumë se një dekade. Problemet i kemi kur është nënshkruar ‘Zajednica’ në 2013-tën, problemet i kemi kur janë amnistuar kriminelët serbë në veri, po astu në 2013-tën, problemet i kemi kur është votuar Gjykata Speciale në 2015-n, problemet i kemi kur është themeluar Lista Serbe në bashkëpunim me Beogradin në vitin 2013, problemet i kemir politikanët e Kosovës kanë bërë qeveri duke u varur nga Lista Serbe, problemet i kemi kur kanë hyrë në pazare për ndarje të Kosovës – jo te ky farë artikulli ku manipulohet një kre në të cili ky s’ka fare autorësi”, ka thënë ai.

Kurti është përgjigjur edhe për dorëheqjen e Liburn Aliut si ministër i Infrastrukturës.

“Ne duhet të vazhdojmë përpara pa humbur kohë e kam emëruar në këtë detyrë zvministrin Durmishi. E falënderoj për kontribut”, ka thënë Kurti.

[#albin kurti](https://www.koha.net/tag/albin-kurti) [#dimal basha](https://www.koha.net/tag/dimal-basha) [#Liburn Aliu](https://www.koha.net/tag/liburn-aliu)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kurti thotë se u keqinterpretua artikulli kundër UÇK-së, në të cilin Basha ka bashkautorësi](https://resources.koha.net/images/2025/July/21/75b50acf-e377-4c86-ae6c-436dc2bf9a1a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 29 gus 2025 Kurti thotë se u keqinterpretua artikulli kundër UÇK-së, në të cilin Basha ka bashkautorësi](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/kurti-thote-se-u-keqinterpretua-artikulli-kunder-uck-se-ne-te-cilin-basha-ka-bashkautoresi)
- [![Basha distancon veten nga artikulli kundër UÇK-së](https://resources.koha.net/images/2025/August/26/5a1f89c8-2dd9-4482-97ac-3bcac6c6048e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 28 gus 2025 Basha distancon veten nga artikulli kundër UÇK-së](https://www.koha.net/arberi/basha-distancon-veten-nga-artikulli-kunder-uck-se)
- [![S’ka votë për “Kurti 3”, vendi drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme](https://resources.koha.net/images/2025/October/26/f685bfbd-14c0-49d3-a17d-46547c2be44f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 26 tet 2025 S’ka votë për “Kurti 3”, vendi drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme](https://www.koha.net/arberi/ska-vote-per-kurti-3-vendi-drejt-zgjedhjeve-te-jashtezakonshme)
- [![Kurti synoi largimin e Dimal Bashës nga posti i kryekuvendarit](https://resources.koha.net/images/2025/August/26/e0f380d3-b288-4802-8c84-3bdbf2d4b412.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 26 tet 2025 Kurti synoi largimin e Dimal Bashës nga posti i kryekuvendarit](https://www.koha.net/arberi/kurti-synoi-largimin-e-dimal-bashes-nga-posti-i-kryekuvendarit)
- [![Kurti: Vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja](https://resources.koha.net/images/2025/October/26/c121bc9a-040b-4e1a-ae36-da8b38dcbe53.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 26 tet 2025 Kurti: Vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja](https://www.koha.net/arberi/kurti-vazhdojme-si-qeveri-ne-detyre-drejt-zgjedhjeve-te-reja)

[Arbëri.]() [54 orët e qeverisë pas vrasjes së Arlinda Zekajt - sot në 60 Minuta me Arijeta Rexhepin](https://www.koha.net/arberi/54-oret-e-qeverise-pas-vrasjes-se-arlinda-zekajt-sot-ne-60-minuta-me-arijeta-rexhepin)

[Arbëri.]() [Udhëheqësi i Listës Studentore në Serbi: Dialogu me Kosovën dhe integrimi evropian do të vazhdojnë](https://www.koha.net/arberi/udheheqesi-i-listes-studentore-ne-serbi-dialogu-me-kosoven-dhe-integrimi-evropian-do-te-vazhdojne)

[Auto.]() [Mercedes-Benz ul pritshmëritë për fitimin në 2026-n, thellohet kriza](https://www.koha.net/auto/mercedes-benz-ul-pritshmerite-per-fitimin-ne-2026-n-thellohet-kriza)

[Futboll.]() [Schurpf kërkon që Baseli t’ia vazhdojë kontratën Shaqirit](https://www.koha.net/futboll/schurpf-kerkon-qe-baseli-tia-vazhdoje-kontraten-shaqirit)

[Futboll.]() [Van Gaal kritikon UEFA-n](https://www.koha.net/futboll/van-gaal-kritikon-uefa-n)

[Botë.]() [Merz: SHBA-ja dhe Rusia s’mund ta zgjidhin çështjen e luftës pa Ukrainën dhe Evropën](https://www.koha.net/bote/merz-shba-ja-dhe-rusia-smund-ta-zgjidhin-ceshtjen-e-luftes-pa-ukrainen-dhe-evropen)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kurti: Problemet sot i kemi prej vendimeve të qeverive të kaluara, jo nga artikulli i Bashës","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/kurti-problemet-sot-i-kemi-prej-vendimeve-te-qeverive-te-kaluara-jo-nga-artikulli-i-bashes","datePublished":"2025-08-29T13:48:25+02:00","dateModified":"2026-07-11T11:00:07+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":287,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur mbi artikullin e shumëpërfolur ku bashkautor ka qenë kryeparlamentari Dimal Basha e në të cilin ka deklarata kundë","url":"https://www.koha.net/arberi/kurti-problemet-sot-i-kemi-prej-vendimeve-te-qeverive-te-kaluara-jo-nga-artikulli-i-bashes","keywords":"albin kurti, dimal basha, Liburn Aliu","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/August/06/6d21f999-918f-4a36-b077-420495d68d70.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
