Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Kurti, en Nueva York, exige la apertura de los archivos de Serbia y que Bondsteel se convierta en una base permanente.

Albin Kurti

Foto de : Driton Pacharada

Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në New York ka theksuar nevojën që Serbia t’i hapë arkivat e luftës dhe që “Bondsteeli” të bëhet bazë e përhershme ushtarake amerikane.

Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ai u takua me kongresistin George Latimer.

“Diskutuam për zhvillimin ekonomik, përparimin në siguri, forcimin e pozitës sonë ndërkombëtare dhe partneritetin e fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë bashkëpunimin në mbrojtje dhe zhvillim. Ritheksova qëndrimin tonë që Kampi ‘Bondsteel’ të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake amerikane, në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjate në rajon. Biseduam për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit, varrezat masive, rëndësinë e deklasifikimit të dokumentacionit dhe hapjes së arkivave nga Serbia si dhe nevojën për drejtësi për krimet e kryera. E sikurse në takimet tjera folëm për diskriminimin dhe shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka njoftuar Kurti në Facebook për takimin me Latimerin. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë i çmuar. Jemi thellësisht mirënjohës për miqësinë tonë të qëndrueshme dhe mbështetjen dypartiake që shteti ynë gëzon në Kongresin amerikan”.

Kurti ka përsëritur edhe çështjen e sulmit terrorist në Banjskë, në prag të trevjetorit. Ai ka kërkuar që kryeterroristi Milan Radoiçiqi të përballet me drejtësinë në Kosovë.

Çështja e hapjes së arkivave nga Serbia qe përmendur edhe në disa raste më herët. Kërkesa u intensifikua muajve të fundit, kur në Zubin-Potok u gjetën varreza masive, dhe u gjetën mbetjet mortore të 23 personave.