Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Limitación de la jurisdicción especial. A una firma de la entrada en vigor.

El especial

Tetë ditë kohë ka presidentja Justina Shiroka-Pula për ta dekretuar Ligjin për ndryshimin e mandatit të Gjykatës Speciale, i cili të enjten është përcjellë në Presidencë. Me dispozitat e reja parashihet që gjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së të bartet në Kosovë për shkallën e tretë. Në PDK presin që ligji të shpallet pa vonesa

Një nënshkrim larg hyrjes në fuqi është ligji me të cilin synohet t’i kufizohet juridiksioni Gjykatës Speciale.

Të enjten, nga zyra e kryeparlamentares Albulena Haxhiu kanë konfirmuar se ligji është përcjellë në presidencë për dekretim. 

“Po, kryetarja e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu, e ka nënshkruar dhe ia ka përcjellë presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Justina Shiroka-Pula, për shpallje, Ligjin nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, ka konfirmuar Glauk Tahiri, këshilltar i kryeparlamentares.

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka tetë ditë kohë për ta shpallur ligjin. 

KOHA ka dërguar pyetje në Presidencë nëse ajo do ta shqyrtojë ligjin me urgjencë, njësoj siç veproi Kuvendi gjatë miratimit të tij, por nuk ka marrë përgjigje.

Megjithatë, neni 80 i Kushtetutës parasheh që ligji hyn në fuqi edhe nëse presidenti nuk ndërmerr asnjë veprim brenda afatit tetëditor.

Pas dënimit në shkallë të parë me gjithsej 81 vjet burgim të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për krime lufte, Partia Demokratike hartoi projektligjin për ndryshimin e mandatit të Dhomave të Specializuara. Ndër të tjera, ndryshimet parashohin që shqyrtimi i çështjes në shkallën e tretë të mund të bartet për gjykim në Kosovë.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës, në seancën plenare të mbajtur të enjten, tha se nisma për ndryshimet ligjore u mbështet në një aktgjykim të Dhomës Kushtetuese në Hagë, i cili sipas Hamzës, ka konstatuar të drejtën e Kuvendit për t’ia kufizuar juridiksionin Gjykatës Speciale përmes ligjit.

Hamza i kërkoi presidentes Shiroka-Pula që ta dekretojë ligjin.

“Besoj shumë se edhe presidentja do ta dekretojë pa vonesa. Mbrojtja e luftës së UÇK-së është përgjegjësi edhe ndaj brezave që e kanë trashëguar lirinë”, ka deklaruar Hamza.

Hamza también habló sobre los cambios en la Ley del Tribunal Especial y los debates masivos que afirman que no tienen ningún impacto.

“Ligjin nuk e kemi bërë për t’u pëlqyer, e kemi bërë për të garantuar drejtësi dhe pavarësi nga ndikimi i çdo pale. Kosova nuk ka deleguar sovranitetin e vet, as Dhomave të Specializuara, as askujt tjetër. Ky Kuvend dhe deputetët e tij si përfaqësues të popullit e kanë të drejtën e vet të hartojnë e miratojnë çfarëdo ligji që e konsiderojnë të rëndësishëm për të mbrojtur vlerat tona dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë kontekst nëse dikush shqetësohet, duhet të shqetësohet për padrejtësitë në Hagë jo për nismat ligjore të Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Hamza.

Edhe vetë avokati i popullit, Naim Qelaj, një ditë më parë është shprehur skeptik se ligji i ndryshuar do të mund të zbatohet. Por, në një tryezë në të cilën institucioni që ai drejton publikoi një raport për Specialen, ai tha se kjo gjykatë ka devijuar nga mandati fillestar.

E, të enjten, Zyra e Avokatit të Popullit i ka reaguar Speciales lidhur me refuzimin e ftesës për tryezën rreth “konstatimeve dhe rekomandimeve ex officio të institucionit të tij mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”.

Në një komunikatë të lëshuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara është thënë se pranimi i ftesës do të ishte i papërshtatshëm. Kjo pasi avokati i popullit i Dhomave të Specializuara, Pietro Spera, sipas Speciales, ka autoritetin ekskluziv për të monitoruar, mbrojtur dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore të personave që ndërveprojnë me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ndër të tjera në reagim thuhet se mungesa e kompetencës së avokatit të popullit të Kosovës, Naim Qelaj në lidhje me Dhomat e Specializuara i është komunikuar më parë atij dhe i është shpjeguar publikut në një deklaratë.

Në një përgjigje, ndaj këtij qëndrimi, avokati i popullit ka thënë se ky institucion është themeluar me Kushtetutë të Kosovës dhe se përgjegjësia ekskluzive që i është caktuar Zyrës së Avokatit të Popullit në Hagë bazuar në kornizën përkatëse kushtetuese dhe ligjore, nuk nënkupton në vetvete përjashtim të kompetencës së Institucionit të Avokatit të Popullit të Republikës së Kosovës për t’u angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në çështjet që lidhen me Dhomat e Specializuara. 

“En mi opinión, tal interpretación confundiría dos conceptos jurídicos distintos: ‘responsabilidad exclusiva’ y ‘competencia exclusiva’. La responsabilidad exclusiva debe entenderse, ante todo, como una obligación institucional especial de la Oficina del Defensor del Pueblo para cumplir con la función que le ha sido asignada y actuar como mecanismo institucional primordial e indispensable siempre que las circunstancias de un caso particular requieran intervención. Se trata de una obligación de actuar, no de un derecho a impedir la actuación de otras instituciones. Este concepto define la responsabilidad que debe asumir la Oficina; sin embargo, a falta de una base constitucional clara, no implica que todas las demás instituciones con mandato para la protección de los derechos humanos, según la Constitución, queden excluidas del ejercicio de sus respectivas funciones”, afirma la reacción.

Ndryshimet në Ligjin për Specialen që i ka bërë Kuvendi përfshijnë edhe nevojën për monitorim ndërkombëtar të proceseve gjyqësore në Speciale.

Një ditë më parë përfundoi afati që ligji të sfidohet në Gjykatën Kushtetuese dhe këtë të drejtë nuk e shfrytëzoi asnjë palë e autorizuar.

Me ndryshimet e miratuara, Gjykatës Speciale i është hequr mandati që të gjykojë krimet e luftës, për çka janë dënuar katër ish-drejtuesit e UÇK-së. 

Sipas dispozitave të reja, juridiksioni i Gjykatës në Hagë do të përqendrohet në akuzat që lidhen me raportin e senatorit zviceran Dick Marty, i cili përmban pretendime për krime kundër njerëzimit që i atribuohen pjesëtarëve të UÇK-së.

Arsye për themelimin e Speciales është pikërisht raporti i Dick Martyt i miratuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 2011.

Në PDK pretendojnë se pasi në Hagë po trajtohen edhe pretendime që dalin përtej këtij raporti, Gjykata me ndryshimet ligjore po “kthehet në binarë”. 

KOHA ka dërguar pyetje në Dhomat e Specializuara nëse do ta respektojë ligjin e ri, por ka marrë përgjigjen se mbetet e përqendruar në zbatimin e mandatit të saj.

Ndryshimet ligjore të miratuara nga Kuvendi janë kritikuar nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, për siç thanë, shmangie të obligimeve ndërkombëtare që ka Kosova.