Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

El líder terrorista Radoić asiste al mitin electoral con el hijo de Vučić

radioico

Kryeterroristi Milan Radoiçiq, i kërkuar nga Interpoli, është parë në tubim parazgjedhor të partisë së Aleksandër Vuçiqit, Partisë Përparimtare Serbe.

Videot e shpërndara nga mediat serbe tregojnë Radoiçiqin në mes të tubimit në Kragujevc, krah djalit të ish-presidentit, Danilo Vuçiq. 

Kryekrimineli Radoiçiq ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë të Republikës së Kosovës, nga i cili mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Natën e 23 dhe 24 shtatorit 2023 ndodhi sulmi më i rëndë për shtetin dhe Policinë e Kosovës, ku Bunjaku ra në pritë të grupit të armatosur serb në Banjskë. 

Grupi në krye me Radoiçiqin u shpartallua – tre u vranë, tre u arrestuan e të tjerët ikën drejt Serbisë. Synimi i tyre i dështuar kishte qenë aneksimi i veriut të Republikës. 

Edhe pse përgjegjësinë e ka marrë mbi vete, Radoiçiq e dhjetëra të akuzuar të tjerë për sulmin janë ende të lirë në Serbi. Në prill të këtij viti Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me burgim të përjetshëm Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq, e Dushan Maksimoviqin me 30 vjet burgim. 

Tre të dënuarit janë në mesin e 42 personave të akuzuar për sulmin, përfshirë Radoiçiqin që pasi ishte marrë në pyetje në Beograd më 2023 e kishin lënë të lirë, ashtu si gjendet edhe sot. 

Për të gjithë këta terroristë ka fletarrestim ndërkombëtar. 

VIDEO: