---
description: Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pas mosvotimit të Qeverisë Kurti 3 në seancën e mbajtur të dielën, duke thënë
title: Krasniqi akuzon Veton Berishën për ego personale pas mosvotimit të Qeverisë Kurti 3
image: https://resources.koha.net/images/2025/March/12/5bee58fc-9e7e-4b09-bbdc-48a16528bb98.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Krasniqi akuzon Veton Berishën për ego personale pas mosvotimit të Qeverisë Kurti 3

![Elbert Krasniqi](https://resources.koha.net/images/2025/March/12/5bee58fc-9e7e-4b09-bbdc-48a16528bb98.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Elbert Krasniqi (arkiv)

Foto: Driton Paçarada

- 26 tetor 2025 16:26
- Shpërndaje në:

- 26 tetor 2025 16:26
- Shpërndaje në:

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pas mosvotimit të Qeverisë Kurti 3 në seancën e mbajtur të dielën, duke thënë se sot humbi Kosova dhe komunitet egjiptian.

Ai e ka akuzuar deputetin e këtij komuniteti, Veton Berisha, për ego personale.

“Mosvotimi i Qeverisë Kurti 3 është zhgënjyes për të gjithë ata që kanë besuar në bashkëpunim, mbështetje dhe respekt të ndërsjellë. Qeveria Kurti 2 ka qenë një aleat i sinqertë i komuniteteve pakicë, duke dëshmuar me vepra se barazia nënkupton dyanshmëri. Në propozimin e kabinetit qeveritar sot nuk ishte emri im, si një mundësi për të marrë edhe votën e Veton Berishës. I motivuar nga inati e ego personale, veq emrit tim, ai refuzoi po ashtu edhe një ministër tjetër apartiak nga komuniteti egjiptian, duke insistuar vetëm në vetën e tij. Kësisoj, ai tashmë po i rikthehet stilit të tij të njohur politik, atij të pazareve dhe shantazheve që e kemi mësuar që nga viti 2014”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai tutje ka thënë se komuniteti duhet të jetë para partisë e qytetari para politikës. 

“Çdo kalkulim tjetër nuk na sjell as fuqi, as dinjitet – vetëm humbje. Në zgjedhjet e reja, komuniteti përmes votës do ta jap përgjigjen që ti e meriton, njëjtë siç të janë përgjigjur për mosvotimin e Qeverisë Kurti 1 me 3 shkurt 2020 dhe votës për rrëzimin e Qeverisë Kurti 1 më 25 mars 2020”, ka theksuar tutje Krasniqi.

Nga komuniteti joshumicë joserb ka reaguar edhe Sejnur Veshall i Partisë Rome të Bashkuar, i cili u propozua për ministër të Zhvillimit Rajonal në qeverinë Kurti 3.

[Edhe ![Krasniqi: 8 ose 9 deputetë të komuniteteve e votojnë qeverinë Kurti](https://resources.koha.net/images/2026/June/24/4a07ebb6-2a75-46aa-8efd-a24e085d5aa2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 24 qer 2026 Krasniqi: 8 ose 9 deputetë të komuniteteve e votojnë qeverinë Kurti](https://www.koha.net/arberi/krasniqi-8-ose-9-deputete-te-komuniteteve-e-votojne-qeverine-kurti)

Këtë propozim ai e ka quajtur moment historik jo vetëm për komunitetin rom, por për të gjithë shoqërinë që beson në barazi dhe mundësi të drejta për secilin.

“Sot, edhe pse Qeveria nuk u votua, ndihem shumë i privilegjuar dhe i nderuar që jam propozuar për herë të parë për vendimmarrje. Ky moment shënon fillimin e një rruge të re, ku zëri i secilit qytetar, pa dallim, mund të dëgjohet dhe do të dëgjohet”, ka shkruar ai.

[Lexo përditësimet tjera![Votimi per QEverine](https://resources.koha.net/images/2025/October/26/c7df6242-12cb-4532-8a81-44dca78a2283.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Kurti nuk siguron votat për qeveri, Kosova drejt zgjedhjeve të reja</h4>Kuvendi i Kosovës nuk e ka zgjedhur Qeverinë e re. Propozimi për Kurti 3 mori vetëm...](https://www.koha.net/arberi/seanca-per-zgjedhjen-e-qeverise-pa-u-siguruar-shumica-parlamentare)

[#Elbert Krasniqi](https://www.koha.net/tag/elbert-krasniqi) [#qeveria kurti 3](https://www.koha.net/tag/qeveria-kurti-3) [#Veton Berisha](https://www.koha.net/tag/veton-berisha)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kurti lavdërohet për mbështetjen për komunitetet, Berisha gjen mangësi në organizimin shtetëror](https://resources.koha.net/images/2025/June/20/d1672b41-0179-4966-8322-8d129ac020a6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 20 qer 2025 Kurti lavdërohet për mbështetjen për komunitetet, Berisha gjen mangësi në organizimin shtetëror](https://www.koha.net/arberi/kurti-lavderohet-per-mbeshtetjen-per-komunitetet-berisha-gjen-mangesi-ne-organizimin-shteteror)
- [![Berisha kërkon të jetë pjesë e institucioneve: I gatshëm të marrë drejtimin e secilës ministri](https://resources.koha.net/images/2025/May/14/fa5707a1-5471-4aec-9d3a-3c50241476d3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 14 maj 2025 Berisha kërkon të jetë pjesë e institucioneve: I gatshëm të marrë drejtimin e secilës ministri](https://www.koha.net/arberi/berisha-kerkon-te-jete-pjese-e-institucioneve-i-gatshem-te-marre-drejtimin-e-seciles-ministri)
- [![Krasniqi: S’jemi të interesuar për koalicion ku është Lista Serbe](https://resources.koha.net/images/2025/March/12/5bee58fc-9e7e-4b09-bbdc-48a16528bb98.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 27 pri 2025 Krasniqi: S’jemi të interesuar për koalicion ku është Lista Serbe](https://www.koha.net/arberi/krasniqi-sjemi-te-interesuar-per-koalicion-ku-eshte-lista-serbe)
- [![Krasniqi: Do të jem pjesë e kabinetit vetëm ku Kurti është kryeministër](https://resources.koha.net/images/2025/March/12/5bee58fc-9e7e-4b09-bbdc-48a16528bb98.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 mar 2025 Krasniqi: Do të jem pjesë e kabinetit vetëm ku Kurti është kryeministër](https://www.koha.net/arberi/krasniqi-do-te-jem-pjese-e-kabinetit-ku-kurti-eshte-kryeminister)

[Kulturë.]() [Festivali 75-vjeçar gjerman njeh talentin e Pinea Matoshit me “Dua”](https://www.koha.net/kulture/festivali-75-vjecar-gjerman-njeh-talentin-e-pinea-matoshit-me-dua)

[Arbëri.]() [Ngrihet alarmi për sigurinë e ushqimit në Kosovë](https://www.koha.net/arberi/ngrihet-alarmi-per-sigurine-e-ushqimit-ne-kosove)

[Futboll.]() [Gruda startues ndaj Serbisë](https://www.koha.net/futboll/gruda-startues-ndaj-serbise)

[LAJMET E MBRËMJES.]() [Interpelanca s’i jep zgjidhje mungesës së barnave](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/interpelanca-si-jep-zgjidhje-mungeses-se-barnave)

[Basketboll.]() [Vëllaznimi fiton pas pesë ndeshjeve, e mposht Prishtinën në kryeqytet](https://www.koha.net/basketboll/vellaznimi-fiton-pas-pese-ndeshjeve-e-mposht-prishtinen-ne-kryeqytet)

[Futboll.]() [Portugalia përgatit nderim të veçantë për Ronaldon](https://www.koha.net/futboll/portugalia-pergatit-nderim-te-vecante-per-ronaldon)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Krasniqi akuzon Veton Berishën për ego personale pas mosvotimit të Qeverisë Kurti 3","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/krasniqi-akuzon-veton-berishen-per-ego-personale-pas-mosvotimit-te-qeverise-kurti-3","datePublished":"2025-10-26T16:26:36+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:20:07+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":384,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pas mosvotimit të Qeverisë Kurti 3 në seancën e mbajtur të dielën, duke thënë","url":"https://www.koha.net/arberi/krasniqi-akuzon-veton-berishen-per-ego-personale-pas-mosvotimit-te-qeverise-kurti-3","keywords":"Elbert Krasniqi, qeveria kurti 3, Veton Berisha","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/March/12/5bee58fc-9e7e-4b09-bbdc-48a16528bb98.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
