Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Kosovo: Kosovo cumplirá con las obligaciones internacionales que ha contraído.

Marta Kos

Marta Kos me kryeministrin e Malit të Zi

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka kërkuar që Kosova të vazhdojë të veprojë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe obligimet ndërkombëtare që ka marrë përsipër.

Duke folur në nisje të samitit të Procesit të Berlinit, Kos i ka cilësuar javët dhe muajt e ardhshëm si përcaktues për vendet e rajonit, përfshirë Kosovën, Serbinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë.

“Kemi përpara javë dhe muaj që do të jenë përcaktuese, sidomos për Malin e Zi që po shkon drejt përmbylljes së proceseve të integrimit. Për Serbinë, moment vendimtar janë zgjedhjet të dielën. Për Shqipërinë, moment vendimtar është ruajtja e shtegut në rrugën drejt integrimeve evropiane. Dhe, sigurisht, edhe për Kosovën, një zgjedhje vendimtare është të vazhdojë të veprojë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe obligimeve ndërkombëtare që ka marrë përsipër”, ka thënë Kos.

Javëve të fundit ka pasur kritika për Kosovën nga Bashkimi Evropian pas ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale, me të cilën kufizohet veprimet e saj. Ndryshimet janë ende në pritje për dekretim nga presidentja. 

Leer otras actualizaciones
Cumbre del Proceso de Berlín

LIVE: Samiti i Procesit të Berlinit, deklarohet Kurti