Kuvendi i Kosovës me shumicë të votave ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për plotësim-ndryshimet e Ligjit për Specialen. Por i ka mbyllur punimet pa u proceduar mocioni i PDK-së për procedurën e përshpejtuar të miratimit në lexim të dytë brenda të njëjtës ditë. LVV-ja që i ka dhënë mbështetje projektligjit ka kërkuar që të arrihet dakordimi edhe për zgjedhjen e presidentit, me arsyetimin se kanë mbetur vetëm 24 orë afat për të evituar zgjedhjet e parakohshme, ndërsa PDK-ja këtë çështje e ka vlerësuar më pak urgjente sesa projektligji. Dhe ndërkohë që të dy çështjet kanë mbetur pezull, jashtë objektit të Kuvendit protestuesit nga veprimet paqësore kanë kaluar në veprime të dhunshme
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur t’i vërë pikë procesit të zgjedhjes së presidentit dhe miratimit të Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit të Dhomave të Specializuara. Në seancën e mbajtur të hënën, 91 deputetë i kanë mbështetur në lexim të parë plotësim-ndryshimet. Por, procedimi urgjent në lexim të dytë ka ngecur për shkak se PDK-ja nuk ka pranuar marrëveshjen me LVV-në edhe për presidentin. Deputetët e saj kanë insistuar që të votohet nisma e tyre, pavarësisht se moszgjedhja e presidentit deri më 6 tetor e dërgon vendin në zgjedhje të reja të parakohshme. Ky qëndrim i tyre nuk ka ndryshuar as pas takimit të kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza me kryeministrin dhe kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, që është mbajtur pasdite pas votimit në lexim të parë.
Në mbështetje të nismës së PDK-së janë “deklaruar” edhe qindra veta të cilët nga orët e para të mëngjesit e deri në mbrëmje vonë kanë protestuar para objektit të Kuvendit e të Qeverisë. Përveç thirrjeve që nga Kuvendi të mos dilet pa u miratuar në tërësi ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ata kanë fyer dhe sulmuar fizikisht deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshin e Fahrush Rexhepin, të cilët bashkë me deputetët e tjerë të këtij subjekti kanë votuar pro projektligjit.
Protestuesit kanë sulmuar fizikisht edhe gazetarin Jeton Sopa, ndërsa në mbrëmje kanë hedhur mjetet piroteknike në drejtim të Kuvendit. Për të shpërndarë turmën dhe për t’i mundësuar deputetëve që të largohen nga Kuvendi, policia ka përdorur gazin lotsjellës.
Gruda thotë se jemi OK me ndërkombëtarët, Kurti kërkon institucione funksionale
Ishte deputeti Përparim Gruda ai që ka paraqitur propozimet për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen. Gjatë arsyetimit të propozimeve Gruda ka deklaruar se procesi 6-vjeçar në Gjykatën Speciale ka vërtetuar përtej çdo dyshimi se nuk kishte trafikim të organeve, akuzë mbi të cilën u themelua Gjykata Speciale. Ai ka thënë se tashmë Kosovës i është vënë një re tjetër e zezë e të cilën Kuvendi nuk duhet ta lejojë. Sipas tij, nisma për ndryshimin e ligjit nuk ndikon në obligimet ndërkombëtare.
“Jemi në rregull me të gjitha veprimet ndërkombëtare që ka ndërmarrë Kosova dhe jemi në rregull me Kushtetutën”, ka thënë ai.
Gruda ka bërë thirrje që të votohet në lexim të parë.
E të njëjtën kërkesë e ka bërë edhe kryetari i Komisionit për Legjislacion dhe deputeti i LVV-së, Vigan Qorrolli.
Në foltoren e Kuvendit është paraqitur edhe kryeministri Albin Kurti. Ai ka thënë se lufta e drejtë e popullit ishte luftë çlirimtare, ndërsa UÇK-ja, sipas tij ishte shprehja më e lartë në histori që nga Lidhja e Prizrenit.
Lufta ka theksuar ai ishte përgjigje ndaj gjenocidit të kryer nga Serbia ndaj Kosovës dhe se për UÇK-në nuk mund të ketë gjyq.
Por, angazhimet e tashme për ndryshimin e ligjit sipas tij janë të ngutshme dhe të paanalizuara mirë.
«Ha sido poco tiempo para analizar la ley, sobre todo cuando aún no contamos con el veredicto final. Estos intentos de modificar la ley sobre el Tribunal Especial son urgentes y no se han analizado suficientemente. En 2015 también se tomaron medidas urgentes. Entonces no nos escucharon, pero hoy deberían consultarnos. La indignación ciudadana está justificada. Las quejas sobre el tribunal deben dirigirse a quienes lo crearon y no a quienes se opusieron a él», afirmó.
Megjithatë, Kurti është shprehur se LVV-ja nuk do t’i pengojë “të njëjtët”, por se sipas tij bashkë me këtë votë duhet ta marrin edhe përgjegjësinë politike.
“Ne po ju themi se kjo çështje kërkon më shumë kohë dhe më shumë analizë. Ju po u thoni qytetarëve se e keni zgjidhjen. Ne nuk jemi të bindur se është kështu, por përsëri nuk do t’ju pengojmë. Duhet ta keni parasysh jo vetëm shkakun që ju shtyn të votoni sot, por edhe pasojat që mund t’i prodhojë ky votim nesër. Nuk mjafton vetëm të reagojmë ndaj një padrejtësie, por duhet të sigurohemi që, duke tentuar ta korrigjojmë një gabim, të mos e prodhojmë një tjetër”, është shprehur Kurti.
Kryeministri ka insistuar se për ta jetësuar idenë e ndryshimit të ligjit, Kosovës i duhen institucione funksionale.
“Duhet ligj për Gjykatën në Hagë por edhe president për Kosovën. S’mund të bëhet njëra pa tjetrën. Na duhet një strategji serioze, por për ta zbatuar atë strategji na duhen institucione funksionale. Një ligj për Hagën pa stabilitet institucional, rrezikon të përfundojë në dështim”, ka thënë ai.
Mbështetje projektligjit i ka dhënë edhe Aleanca.
“Ligjin e sotëm Aleanca e voton dhe i kërkojmë këtij Parlamenti që me mocion ta vendosë në të dyja leximet dhe ta kryejmë sot”, ka thënë deputeti e ish-lideri i Aleancës, Ramush Haradinaj.
LDK-ja, ndryshe nga LVV-ja dhe Aleanca, nuk i ka dhënë mbështetje nismës së PDK-së. Jehona Lushaku – Sadriu, deputete e LDK-së, ka thënë se lufta e UÇK-së është e shenjtë, por ka thënë se nuk mund të bëhet pjesë e kësaj nisme. Sipas saj, asnjë përgjegjësi individuale nuk mund të shndërrohet në fajësi kolektive e as ta zhbëjë karakterin çlirimtar të kësaj lufte.
“Ndryshimi i një ligji të zakonshëm nuk i shfuqizon detyrimet dhe nuk mund ta anashkalojë Kushtetutën. Vetë miratimi i këtyre ndryshimeve nuk garanton zbatimin e tyre e as rezultatin që u premtohet qytetarëve sot. Ndryshimet e miratuara nuk mund t’i nënshtrohet kontrollit kushtetues’, ka thënë ajo.
Rruga e vetme për të ndryshuar një aktgjykim sipas saj është rruga gjyqësore, rruga e Apelit.
Vetëm 24 orë afat për presidentin, PDK-së dhe Aleancës nuk u duket urgjente
Pasi kaloi në leximin e parë, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar që procedura për miratim të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Specialen të finalizohet brenda ditës së hënë.
Ai propozoi që projektligji bashkë me amendamentet të votohet nëpër komisione deri në orën 17:30, e pastaj të votohet edhe në seancë në lexim të dytë në Kuvend.
Por, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i kërkoi Tahirit ta tërheqë mocionin.
Haxhiu ua ka kujtuar deputetëve dakordimin që ishte arritur mes kryetarëve të PDK-së dhe LVV-së edhe për çështjen e presidentit, ndërsa shprehu habinë sesi PDK-ja e ndryshoi qëndrimin për pak kohë.
“Si ka mundësi që, pa kaluar pak kohë, dilni dhe e ndryshoni qëndrimin? Nuk ju kuptoj. Është e rëndësishme t’i japim vendit president. Sot ju ftoj të takoheni, të merreni vesh. Nuk ka më të rëndësishme se presidenti. Nuk mund ta çojmë vendin në zgjedhje për shkak të presidentit. Ju lutem që të veproni me përgjegjësi. Po ju kërkoj, me respektin më të madh, të takoheni. Jam shumë optimiste që mund ta gjejmë një zgjidhje. Nuk është e drejtë të luani me ndjenjat e protestuesve dhe nuk kemi nevojë për mocione të tilla. Silluni me përgjegjësinë më të lartë. UÇK-në nuk mund ta mbrojë vetëm PDK-ja, ajo është e popullit të Kosovës. Nuk keni nevojë të keni pronësinë mbi UÇK-në”, ka thënë Haxhiu.
Deputetët e PDK-së e kanë lëshuar sallën pasi nuk është hedhur në votim mocioni procedural me të cilin kërkohej që Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Specialen të votohej në orën 17:30. Por pastaj janë kthyer sërish në sallën plenare.
Në linjë me PDK-në është deklaruar edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri. Ndonëse ka bërë thirrje për zgjidhje kompromisi, ai ka kërkuar që ndryshimet në Ligjin e Speciales të miratohen në dy lexime e pastaj sipas tij të diskutohet për presidentin.
“Ta tejkalojmë këtë në mënyrë që ta kryejmë, është proces shumë i shkurtër, të vazhdojmë me këto pika dhe më pas kemi edhe 24 orë për të diskutuar çështjen e presidentit”, ka deklaruar Tahiri.
Dhe ndërsa dy çështjet kanë mbetur pezull, pasdite është mbajtur edhe një takim Kurti-Hamza.
Pas takimit disaorësh, asnjëri nuk ka dhënë deklaratë për media, ndërsa është njoftuar për mbledhje të GP të PDK-së.
Pas kësaj mbledhjeje, në konferencë janë paraqitur deputeti i PDK-së, Arian Tahiri dhe nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku.
Tahiri ka thënë se është përgjegjësi e çdo force politike të votohen ndryshimet e këtij Ligji.
"Es obligación y responsabilidad nacional de toda fuerza política y de cada miembro de la Asamblea de Kosovo acudir a la Asamblea en las horas que quedan antes de que esta se disuelva y la Ley de Asuntos Especiales sea aprobada en segunda lectura", declaró Tahiri.
Çitaku también afirmó que exigen que la ley se apruebe sin condiciones. Según Çitaku, en la reunión, la votación de esta ley estuvo condicionada al voto del presidente del Movimiento Vetëvendosje.
“Ne kërkojmë që Ligji të miratohet pa asnjë kusht. Janë procese të ndara. Si mund të kushtëzosh mbrojtjen e UÇK-së. Është papërgjegjësi politike, historike e kombëtare. Kemi edhe pak orë kohë. Do të jemi këtu. Nuk lëvizim. Shpresojmë të ketë reflektim edhe nga subjektet e tjera politike, përkatësisht nga Albin Kurti e Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Çitaku.
Deputetët e PDK-së kanë qëndruar në Kuvend edhe në mbrëmje, ndërkohë që ata të LVV-së janë larguar nga aty.
Pas miratimit në parim projektligji duhet të shqyrtohet në katër komisionet e përhershme të Kuvendit, për t’u rikthyer në seancë për shqyrtim në lexim të dytë. Nëse dështon të mërkurën zgjedhja e presidentit, ka shumë shanse që ky projektligj të mbetet “nismë në tentativë”.
Nisma e PDK-së është propozuar menjëherë pasi Gjykata Speciale më 16 shtator shpalli aktgjykimin dënues ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Thaçi e Krasniqi u dënuan në shkallën e parë me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet e Selimi me 13 vjet burgim.