Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se nderimi i kriminelit të luftës Ratko Mlladiq nga ana e Serbisë është një akt i turpit të thellë moral dhe politik.
Në një postim në “X”, Konjufca ka thënë se nderimet ushtarake që i janë bërë Mlladiqit të hënën, e po ashtu pjesëmarrja e ministrave të qeverisë në varrimin e Mlladiqit, përbëjnë një akt glorifikimi institucional të një njeriu që është dënuar për gjenocid.
Mlladiq vdiq në fund të muajit të kaluar në Hagë, në moshën 84-vjeçare. Ai po vuante dënim me burgim të përjetshëm për krime lufte e gjenocid. Njihej ndryshe si “Kasapi i Bosnjës”.
“Nderimet ushtarake që iu bënë Ratko Mlladiqit, së bashku me pjesëmarrjen e ministrave të qeverisë në nderimin e tij, përbëjnë një akt të glorifikimit institucional të një njeriu të dënuar për gjenocid. Kjo është zgjedhja që Beogradi bëri sot. Kjo zgjedhje flet gjithashtu për një vazhdimësi më të thellë politike. Serbia sot udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiq, i cili shërbeu si Ministër i Informacionit në regjimin e Millosheviqit. Dekada më vonë, shteti serb vazhdon t’u japë legjitimitet figurave dhe narrativave të rrënjosura në të njëjtën politikë të spastrimit etnik, zgjerimit territorial dhe mizorive masive që shkatërruan rajonin tonë në vitet ’90. Nderimi i Mlladiqit përmes institucioneve shtetërore tregon se sa shumë nga ajo trashëgimi politike Serbia ende refuzon ta përballet”, ka shkruar Konjufca.
Konjufca ka thënë se Kosova qëndron me popullin boshnjak, me viktimat e të mbijetuarit e Srebrenicës dhe me të gjithë familjet, vuajtja e të cilave nuk mund të pajtohet kurrë me glorifikimin e atyre që janë përgjegjës për këto krime.
“Nuk mund të ketë pajtim të vërtetë pa të vërtetën dhe as një të ardhme të besueshme evropiane të ndërtuar mbi nderimin e autorëve të krimeve që tronditën ndërgjegjen e njerëzimit”, ka shkruar Konjufca.
Homenajear a un criminal de guerra convicto cuyos crímenes fueron descritos por un tribunal internacional como "entre los más atroces conocidos por la humanidad" es un acto de profunda vergüenza moral y política.
— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) 7 de septiembre de 2026
Los honores militares otorgados a Ratko Mladic, junto con la participación de...