Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati në një konferencë për media ka deklaruar se do të bëjnë kallëzim penal ndaj kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive, Dardan Velia për kufizimin e orarit të deponisë së mbeturinave në Mirash.
Në konferencën e përbashkët me Muratin, drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, ka kërkuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që të ndërhyjë për të siguruar funksionimin e deponisë edhe gjatë orëve të natës.
Nënkryetarja Murati ka thënë se tash e dy vjet, niveli qendror po e pengon rritjen e kapaciteve për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë.
“Prej 18 tetorit të vitit 2024, Hekuran Murati qëllimshëm nuk e nënshkruan fillimin e projektit me Bankën Zhvillimore gjermane për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë. Qëllimshëm nuk e nënshkruan kredinë prej 74 milionë eurosh që mundëson blerjen e 100 kamionëve të rinj dhe 10 mijë kontejnerëve, që mundëson krijim e një qendre për riciklimin e mbeturinave dhe rritjen e kapaciteve të mirëfillta për menaxhimin e mbeturinave. Kjo tregon që kemi investim të qëllimshëm të nivelit qendror për të sabotuar pastrimin e Prishtinës. Nuk do të lejojmë që misionarët e Albin Kurtit për sabotimin e Prishtinës, Dardan Velija me një anë e Hekuran Murati në anën tjetër ta bllokojnë pastrimin e Prishtinës. Për këtë arsye Komuna e Prishtinës do të bëjë kallëzim penal ndaj Dardan Velisë për mbylljen e qëllimshme të deponisë dhe për përgjegjësinë që ka për pasojat që sjell kjo mbyllje”, ka thënë Murati.
Ndërkohë Retkoceri ka kërkuar që deponia në Mirash të hapet sonte në mesnatë, duke paralajmëruar masa të tjera në rast se kjo nuk ndodhë.
“Kërkojmë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që të marrë sa më shpejt masa për mbylljen e deponisë në ora 12 të natës, dhe këto masa të njoftohet Komuna e Prishtinës dhe qytetarët e saj. Qytetarët e Prishtinës nuk duhet ta paguajnë çmimin e përplasjeve politike. Sonte, në ora 12, kërkojmë që dyert e deponisë në Mirash të hapen për t'u larguar mbeturinat në kryeqytet. Në të kundërtën, veprimet tona nuk do të jenë më të njëjta. Si drejtori e shërbimeve publike, do të ndërmarrim të gjitha masat për të garantuar shërbime të pandërprera për qytetarët. Prishtina nuk mund të mbetet në mbeturina për shkak të qëllimeve të caktuara politike”, ka thënë Retkoceri.
Nga 1 tetori Kompania për Menaxhimin e Deponive ka vendosur ta mbyllë deponinë në Mirash gjatë orëve pas mesnatës dhe se ky kufizim e ka vështirësuar punën.
La empresa responsable de la recogida de residuos en la capital, "Pastrimi", ha eludido su responsabilidad por el desbordamiento de contenedores.
E Kompania për Menaxhimin e Deponive, përmes një reagimi ka thënë se deponia në Mirash ka qenë e hapur 24 orë në ditë vetëm gjatë tre muajve të verës – korrik, gusht dhe shtator dhe se kufizimi tashmë është bërë pasi është analizuar fluksi i pranimit të mbeturinave, shfrytëzimi i kapaciteteve njerëzore dhe teknike, kostot operative dhe kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë.