Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

La Comisión Europea propone restricciones para los nuevos miembros de la UE y la eliminación del veto en algunas áreas.

Comisión Europea

Komisioni Evropian ka miratuar sot një raport për politikën e zgjerimit dhe analizën e ndikimit të pranimit të anëtarëve të rinj në funksionimin e Unionit. Sipas propozimeve të Komisionit, për vendet e reja anëtare do të vendosen disa kufizime shtesë, së paku në një fazë të kufizuar kohore, për të siguruar që ato të mos kenë kthim prapa në respektimin e vlerave themelore të Bashkimit Evropian pasi të bëhen anëtare. Kjo do të përfshinte përkohësisht edhe mundësinë e mohimit të së drejtës së votës në rastet ekstreme. 

Sa i përket heqjes së të drejtës së vetos, vendi i ri anëtar, sipas propozimit të Komisionit Evropian, nuk do të kishte obligim formal, por vendet e reja anëtare vullnetarisht do të merrnin përsipër obligimin që të mos pengojnë procesin e zgjerimit në të ardhmen. Komisioni propozon që të zgjerohen edhe fushat e vendimmarrjes me shumicë të kualifikuar në Këshill dhe në përgjithësi do të hiqet e drejta e vetos edhe për vendet e tashme anëtare në këtë fushë. Kjo do ta bënte BE-në më të aftë për të vepruar, ndërkohë që nuk do të prekte traktatet e tashme themelore të bllokut. 

Për ndryshimin e traktateve do të ishte i nevojshëm pajtimi i të gjitha vendeve anëtare dhe pastaj edhe nënshkrimi dhe ratifikimi i këtyre ndryshimeve në parlamentet kombëtare të secilit vend, diçka që është shumë joreale. 

Të ashtuquajturat klauzola mbrojtëse Bashkimi Evropian do t'i vendosë në disa me aspekte, si në atë financiar, institucional, në mbrojtjen e tregut të përbashkët, në çështjet e brendshme dhe në disa fusha të tjera. Por këto nuk do të ishin të njëjta për secilin vend të ri anëtar sepse, sipas dokumentit të Komisionit Evropian, do të dizajnoheshin veç e veç për secilin kandidat duke i pasur parasysh specifikat e tyre. 

Komisioni Evropian beson se një prej ndryshimeve praktike do të duhej të ishte kalimi i vendimeve me shumicë të kualifikuar në vend të unanimitetit. Madje Komisioni vlerëson se edhe tash, sipas traktateve, konsensusi është i nevojshëm vetëm për pranimin e një vendi të ri anëtar, ndërsa Këshilli po e përdor në praktikë konsensusin në secilin hap në zgjerim, përfshirë edhe në hapjen dhe mbylljen e kapitujve. Kjo, beson Komisioni Evropian, mund të ndryshohet me vendimin e Këshillit pa pasur nevojë që të ndryshohen traktatet e BE-së dhe së paku do të mjaftonte shumica e kualifikuar për të hapur kapitujt negociues. 

además La Comisión Europea propondrá una exención del derecho de veto para los nuevos Estados miembros de la UE. NOTICIAS DE LA NOCHE La Comisión Europea propondrá una exención del derecho de veto para los nuevos Estados miembros de la UE.

Për sa i përket Malit të Zi dhe për Shqipërinë, synohet përmbyllja e suksesshme e negociatave të anëtarësimit, duke pasur parasysh se këto dy vende kanë avancuar më së shumti. Për vendet e tjera anëtare synohet një fazë kalimtare gjatë së cilës do të ndiqej synimi i integrimit gradual në ato fusha ku do të përmbusheshin kriteret, pa pasur nevojë për të pritur anëtarësimin formal në Bashkimin Evropian. Komisioni ka paralajmëruar se me secilin vend kandidat do të bëhet dialogu i integrimit gradual ku do të identifikoheshin këto fusha. 

Për këtë dokument pritet që javën që vjen të diskutojnë edhe liderët e BE-së në samitin e tyre në Bruksel.