Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Koci: Esperamos una aclaración por parte de los equipos de defensa de los antiguos líderes del ELK.

Arianit Koci

Avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve të gjykuar nga Gjykata Speciale duhet publikisht të tregojnë se çka ndodhi gjatë procesit dhe si erdhi deri te dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka thënë avokati Arianit Koci. 

Sipas Kocit, mbrojtja e tyre ua ka obligim qytetarëve që të dalë me sqarim, derisa ka shtuar se nuk ishte dhënë asnjë sinjal se procesi gjyqësor do të përfundonte me dënim. 

“Ku ka qenë problemi? Pse nuk është dhënë asnjë sinjal se mund të përfundonte kështu? Interpretimet politike janë çështje e jona e brendshme. Prej ekipeve mbrojtëse presim sqarim profesional, të qartë dhe konkret. Këtë ua kanë obligim qytetarëve, sepse kanë përfaqësuar figurat më të larta shtetërore të Kosovës, duke filluar nga ish-presidenti i vendit. Veç kësaj, për mbrojtjen juridike janë dhënë rreth 40 milionë euro nga buxheti i Kosovës”, ka shkruar ai.

Pas vendimit të Speciales, avokati i Thaçit Luka Mishetiq pati deklaruar se vendimi ka “gabime të rëndësishme ligjore dhe faktike, që kanë cenuar drejtësinë e procesit gjyqësor”. 

“La defensa argumenta que las conclusiones del tribunal de primera instancia sobre la culpabilidad ‘más allá de toda duda razonable’ se basan en pruebas insuficientes y no confirmadas”, escribió Misetic.