Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

KJC se queja de la falta de presupuesto y ordena acudir al Tribunal Constitucional - opción

kglk

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e së enjtes ka ngritur shqetësime për gjendjen e rënduar buxhetore në sistemin gjyqësor, duke theksuar se mungesa e mjeteve tashmë po ndikon në funksionimin e gjykatave dhe realizimin e obligimeve të tyre. Kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaqi, e ka cilësuar situatën si më të vështirën me të cilën është përballur deri tash Këshilli

Kreshnik Kaçiu është zgjedhur kryetar i Gjykatës Administrative të enjten, në mbledhjen e 372-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Në procesin e votimit kanë marrë pjesë 10 anëtarë, prej të cilëve 9 votuan për dhe një kundër.

El mandato del presidente será de 5 años.

“Kanë votuar 10 anëtarë, të gjitha votat kanë qenë të vlefshme. Me 9 vota për dhe 1 kundër, Kreshnik Kaçiu është emëruar kryetar i Gjykatës Administrative të Kosovës. Mandati i tij është pesëvjeçar dhe do të hyjë në fuqi më 10 shtator 2026”, ka thënë Rrustem Thaqi, kryesues i KGJK-së.

Anëtarët e KGJK-së gjatë mbledhjes kanë ngritur shqetësime për gjendjen e rënduar buxhetore në sistemin gjyqësor.

Drejtori i Sekretariatit të KGJK-së, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se kërkesa buxhetore e Këshillit është miratuar me rreth 15 milionë euro më pak sesa ishte kërkuar.

Sipas tij, vetëm në kategorinë e subvencioneve, ku përfshihen kompensimet për personat e dënuar pa bazë, mungesa shkon në mbi 3.5 milionë euro.

“Unë i kam paraqitur në detaje në Asamblenë e Kryetarëve gjendjen me buxhet që e kemi. I kem njoftuar edhe më herët që kërkesa buxhetore e Këshillit për vitin 2026 është miratuar me rreth 15 milionë euro më pak sesa që ne kemi kërkuar”, ka thënë Maliqi.

Kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaqi, ka deklaruar se që nga themelimi, Këshilli si institucion i pavarur, asnjëherë nuk ka qenë në një gjendje më të vështirë se tani sa i përket buxhetit.

“Duhet të nënvizoj një fakt se Këshilli Gjyqësor, prej themelimit të tij si institucion i pavarur, asnjëherë nuk ka qenë në një gjendje më të vështirë në mungesat e buxhetit. Dhe këtë e kemi bërë të ditur me të gjitha institucionet përkatëse të vendit, me partnerët ndërkombëtarë dhe vendorë”, është shprehur Thaqi.

Thaqi ka thënë se mungesa e buxhetit po e dobëson kapacitetin e KGJK-së për të ushtruar përgjegjësitë e sipas tij, kjo mund të cenojë edhe pavarësinë e gjyqësorit.

Ndërsa Maliqi ka thënë se po shikojnë edhe mundësinë që çështjen e ndërhyrjes së Qeverisë në buxhetin e Këshillit, ta dërgojnë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

“Një prej diskutimeve që i kemi pasur ka qenë edhe propozimi që ndoshta t’i drejtohemi edhe Gjykatës Kushtetuese sa i përket të drejtës së Qeverisë për të ndërhyrë në buxhetin e Këshillit Gjyqësor. Kështu që, edhe për këtë jemi të gatshëm, edhe me zyrën ligjore, edhe me departamentin për buxhet që të bëjmë një propozim për Këshillin dhe nëse Këshilli pajtohet, ndoshta për ta shfrytëzuar edhe atë mjet juridik”, ka deklaruar Maliqi.

Në takim, kryetarët e gjykatave themelore kanë raportuar për punën e tyre gjatë periudhës prill-qershor të këtij viti.