Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

KDI: La presión política no puede convertirse en presión física.

KDI

Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar duke thënë se pengimi fizik i deputetëve që të hyjnë apo të largohen nga Kuvendi, si dhe kërcënimi e përdorimi i dhunës ndaj tyre, është presion mbi institucionin dhe mbi ushtrimin e lirë të mandatit. KDI-ja thotë se artikulimi i kërkesave përmes protestave është bazamenti i demokracisë, por ata nuk duhet pengohen. 

“Asnjë protestues apo organizatë nuk mund të vendosë përmes bllokimit fizik se kush hyn, kush del apo si duhet të votojë një deputet. Deputetët kanë të drejtë të votojnë, të mos votojnë dhe të mbajnë përgjegjësi politike për vendimet e tyre. Protesta duhet të mbetet protestë, ndërsa presioni politik nuk mund të shndërrohet në presion fizik”, thuhet në reagim. 

Instituti Demokratik i Kosovës u ka bërë  thirrje krerëve të  subjekteve politike që  të dalin para protestuesve, të flasin drejtpërdrejt me ta dhe ta marrin përgjegjësinë për qëndrimet e tyre.
 

Leer otras actualizaciones
ASAMBLEA

EN DIRECTO: Se votan en principio las modificaciones a la Ley de Elecciones Especiales; los manifestantes impiden que los diputados salgan.